Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Blero thotë “po” për herë të tretë! 12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë! 12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin 12/01/2026
Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh 12/01/2026
Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale! 12/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Këta janë 3 emrat finalë për Bond-in e ri dhe asnjëri nuk ngjan me Daniel Craig!

01/07/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Këta janë 3 emrat finalë për Bond-in e ri dhe asnjëri nuk ngjan me Daniel Craig!

Pas shumë muajsh pritje dhe spekulimesh nga fansat e sagës më të famshme të spiunazhit, duket se zgjedhja e aktorit të ardhshëm që do të luajë James Bond-in është ngushtuar ndjeshëm. Sipas burimeve nga Variety, vetëm tre emra janë ende në lojë: Jacob Elordi, Tom Holland dhe Harris Dickinson.





Ndonëse Elordi është australian, ai vazhdon të konsiderohet seriozisht për rolin, pasi përzgjedhja është përqendruar te aktorë nën moshën 30-vjeçare me një profil ndërkombëtar. Regjinë e filmit të ardhshëm do ta marrë në dorë Denis Villeneuve, i njohur për veprat e tij vizionare, i cili ka deklaruar: “Projekti është një nder i madh dhe një përgjegjësi e shenjtë,” duke shtuar se “ka dashur gjithmonë të jetë pjesë e kësaj bote që në fëmijëri,” shkruan DailyMail.

Për herë të parë që pas dekadash, kontrolli mbi ekskluzivitetin e James Bond nuk është më në duart e Barbara Broccoli dhe Michael G. Wilson. Amazon e mori drejtimin pas një marrëveshjeje madhore, dhe tashmë producentët e rinj, Amy Pascal dhe David Heyman, do të përcaktojnë drejtimin e ri të agjentit 007.


Xhirimet mund të zhvendosen nga Londra në Liverpool për shkak të kufizimeve logjistike në kryeqytet. Ndërsa spekulimet për datën e premierës variojnë, ekspertët mendojnë se fansat mund ta presin filmin më së shpejti në fund të vitit 2026 ose në 2027.

Ndërkohë, një tjetër zhvillim i ka bërë fansat të ngulmojnë në një emër tjetër për rolin. Aktori Patrick Gibson është bërë objekt diskutimi pas publikimit të lojës zyrtare “007: First Light”, e cila vjen me mbështetjen e Amazon MGM Studios. Në lojë, Gibson jep zërin e një James Bond 26-vjeçar, që sapo ka dalë nga Marina Mbretërore.

Pamjet e para të lojës kanë bërë bujë online, duke treguar Bond-in në skena të fuqishme aksioni, makina Aston Martin dhe humorin tipik të spiunazhit britanik. Siç shkruan DailyMail, kjo ka shtuar zërat se Gibson mund të jetë një “provë” për versionin e tij në ekranin e madh.

Një gjë është e sigurt: për Bond-in e ri pritet më shumë se një fytyrë e bukur. Të gjithë sytë janë tek vendimi përfundimtar që do të vulosë kapitullin e ardhshëm të një prej figurave më të dashura të kinemasë.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Blero thotë “po” për herë të tretë!
Breaking News

Blero thotë “po” për herë të tretë!

12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë!
Breaking News

“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë!

12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin
Breaking News

Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin

12/01/2026
Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh
Breaking News

Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh

12/01/2026
Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale!
Breaking News

Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale!

12/01/2026
Golden Globes 2026: Lista e plotë e fituesve
Breaking News

Golden Globes 2026: Lista e plotë e fituesve

12/01/2026
Next Post
Ndarje në horizont? Ky ndryshim i Olsi Bylykut nuk kaloi pa u vënë re

Ndarje në horizont? Ky ndryshim i Olsi Bylykut nuk kaloi pa u vënë re








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera