Tendencat e emërimeve në Shqipëri po ndryshojnë më shpejt se kurrë, dhe të dhënat e INSTAT për periudhën 2020–2025 e bëjnë shumë të qartë: prindërit shqiptarë po largohen nga tradita dhe po përqafojnë emra të shkurtër, modernë dhe kryesisht me ndikim të huaj.
Sipas statistikave, Amar mban vendin e parë mes emrave të djemve të sapolindur, ndërsa zgjedhje si Deon, Aron dhe Liam po rriten me ritme të shpejta, duke lënë në hije emrat dikur klasikë si Arben, Gëzim apo Alban.
Ekspertët e gjuhës e shohin këtë zhvendosje si pjesë të një transformimi kulturor. Ata theksojnë se zgjedhjet e sotme shpesh nuk lidhen me domethënien apo origjinën, por me mënyrën se si tingëllon emri.
Sipas tyre, kjo tendencë është shqetësuese, sepse vendi ka një traditë të pasur me emra unikë, të bukur dhe plot kuptim, që tingëllojnë natyrshëm në gjuhën shqipe. Megjithatë, duket se moda globale ka marrë epërsi dhe po ndikon drejtpërdrejt edhe në identitetin personal të brezit të ri.
LISTA E DJEMVE:

LISTA E VAJZAVE:









