Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham! 17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi… 16/02/2026
“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin! 16/02/2026
“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë… 16/02/2026
“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon? 16/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Këtë 8 Mars, Evi vendosi t’i shkruajë një letër të birit!

08/03/2025
in Breaking News
Reading Time: 3 mins read
A A
Këtë 8 Mars, Evi vendosi t’i shkruajë një letër të birit!

Screenshot


Këtë 8 Mars dikush feston, dikush proteston e dikush tjetër thjesht qëndron në heshtje. Të tjerë udhëzojnë bijtë e tyre si të sillen me vajzat. Ashtu si Evi Reçi i ka shkruar një letër të birit.





Djalit im, për 8 mars.
Po po, djalit im.

Të shoh teksa fle, e ora shënon 4 e mëngjesit.
Sot unë po “festoj” një 8 mars ndryshe, si mami.
Por zemra e mamit ti, sot po të shkruaj dy rreshta si grua që ti kesh me vete.


Djali im. Do vijë një ditë që në shkolle do kesh shumë shoqe, e një dite një nga këto do bëhet shoqja jote e jetës. Do shohësh që këto goca të vogla dhe të bukura do kenë diçka që çdo muaj do i “mundojë” e ti ndoshta nuk do e dallosh. Por do duhet t’i mirëkuptosh.
Do vijë një ditë që kolegia jote do “fshehi” një ditë jo të mirë me burrin e saj. Ti duhet të mësosh të dallosh shenjat dhe mos ta gjykosh apo ta sulmosh sepse ndoshta mund të ketë pozicion me të lartë se ty në punë.

Ajo ka studiuar, prindërit e saj e kanë mbajtur si princeshë dhe ka investuar tek vetja. Nuk është armikja jote. E më vonë, djali im, do vijë shoqja e jetës tënde: aaa, sa herë mund të të thyhet zemra por shiko! Mos thyej asnjëherë ti një zemër me qellim. Zemra e një vajze është e brishtë por vetëm në pamje. Zemra e një vajze e bashkuar me mendjen e saj krijojnë plotfuqinë që kjo botë sot po rrotullohet. Mos u tremb nga ajo!

Vetëmbrohet sepse sulmohet, shpesh nuk vlerësohet dhe gjykohet.
Ti jepi dorën. Por mos e ngri kurrë mbi të! Ajo nesër do jetë një nënë, që për të lindur një femijë do kalojë shumë, më beso. E pas lindjes do ketë nevojë për një kohë të gjatë për një fjalë të mire që ndonjëherë do harrojnë t’ja thonë por do fillojnë ti thonë “për qumështin e gjirit të saj, për kilet e tepërta, për prindërimin, për rikonceptimin e jetës së saj etj”.

Ndërkohë nata e saj e pagjumët sapo ka mbaruar për të nisur një ditë plot aktivitet, për të rimarrë terrenin e saj.

Djali im. Asnjë dhuratë në këtë botë nuk do të nevojtet më shumë në jetë që do të bëj une sesa dhurata e të mësuarit respektin ndaj gruas.

Ja shiko babin tënd. Por shiko dhe gjyshërit e tu. Shiko si janë ende bashkë dhe plot respekt dhe gaz me njëri-tjetrin. Por edhe gjyshja jote të cilën do ta njohesh nga fjalët tona do bëhet shumë krenare nëse sheh që nipi i saj është një djalë me respekt me gratë, siç ishte dhe burri i saj për të, gjyshi tjetër i joti.
Ngrije zërin e saj të degjohet sa me shumë!
Këndo, kërce e gëzohu me shoqen tënde! Mos u bëj hije për të! Ndriçoje se dritë do të kthehet nga ajo!

Djali im, Aster. Kur të shohësh erresirën tek sytë e një gruaje bëhu ti ai që do ja ndriçojë rrugën, si një yll. Ashtu siç ke emrin.

Mami Evita
8 mars 2025
Tiranë

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!
Breaking News

Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!

17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…
Breaking News

Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…

16/02/2026
“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin!
Breaking News

“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin!

16/02/2026
“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë…
Breaking News

“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë…

16/02/2026
“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon?
Breaking News

“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon?

16/02/2026
“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!
Breaking News

“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!

16/02/2026
Next Post
“E dëmtoi verbëria ndaj…”, sipas Cubit, kjo është arsyeja pse Egli u largua nga BBV!

“E dëmtoi verbëria ndaj…”, sipas Cubit, kjo është arsyeja pse Egli u largua nga BBV!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera