Dashi – Edhe pse dëshira për fluturimin e radhës për në një destinacion të largët mund të tingëllojë absolutisht e mahnitshme, sundimtari juaj, Marsi i orientuar nga veprimet, vazhdon të ecë prapa nëpër zonën tuaj të komunikimit deri më 12 janar, kështu që krijimi dhe zbatimi i planeve të udhëtimit mund të jetë pak më sfiduese se sa do të dëshironit. Rreth datës 7 dhjetor, kur edhe hëna e plotë bie në zonën tuaj të komunikimit, mund të ndjeni që do është e lodhshme të bëni edhe ndonjë arratisje në fundjavë. Është koha për të marrë një pushim nga angazhimet tuaja të shumta sociale dhe për t’i dhënë përparësi kujdesit për veten, edhe nëse kjo do të thotë thjesht duke shkuar për vrap ose të dilni për të ngrënë. Afërdita e orientuar drejt marrëdhënieve lëviz nëpër sektorin tuaj profesional nga 9 dhjetori deri më 2 janar, duke përforcuar sharmin dhe magnetizmin tuaj kur jeni duke ndjekur qëllime të mëdha. Ky mund të jetë një moment produktiv për të paraqitur vizionin tuaj afatgjatë. Më 20 dhjetor, Jupiteri, planeti i fatit, rihyn në shenjën tuaj. Kthehuni përsëri në verë për të kuptuar se cilat kanë qenë gjërat të cilat mund të përsëriten nga tani deri më 16 maj 2023. Imazhi juaj për veten dhe mënyra se si dëshironi të prezantoni veten në botë do të jetë pa dyshim një fokus kryesor.
Luani – Sundimtari juaj, dielli ka lëvizur nëpër zonën tuaj të romancës dhe dy javët e fundit kanë qenë veçanërisht të mbushura me argëtim dhe të mbushur me më shumë kënaqësi, kreativitet dhe spontanitet. Është sikur as nuk ju është dashur të përpiqeni të kaloni një kohë të mirë. Ndërsa atmosferat festive vazhdojnë gjatë këtij muaji, ju gjithashtu do të kujdeseni për ato detaje të përditshme që ju interesojnë. Do të dëshironi të identifikoni se cilët miq dhe kolegë mund të mbështeteni në të vërtetë për të shprehur dëshirat tuaja afatgjata rreth datës 7 dhjetor. Ky munacion mund të ndriçojë të vërtetën për një grup të caktuar miqsh ose kolegësh ku keni qenë pjesë. Megjithëse mund të jetë e vështirë të thyesh lidhjet e gjata , veçanërisht për ju, si shenjë fikse e zjarrit, largimi mund të ofrojë një ndjenjë të madhe lehtësimi dhe të krijojë hapësirë për më shumë lidhje të vërteta. Në fakt, lëvizja e Venusit nëpër sektorin tuaj të mirëqenies nga 9 dhjetori deri më 2 janar mund t’ju frymëzojë që të bëheni më social duke iu përmbajtur rutinës tuaj shëndetësore, qoftë kjo duke ftuar një mik në një shëtitje ose duke planifikuar të shkoni në palestër. Sapo Jupiteri të kthehet në zonën tuaj të aventurës më 20 dhjetor, ku do të qëndrojë deri më 16 maj, do të nxiteni të jeni më të guximshëm.
Shigjetari – Jemi akoma në sezonin tuaj Shigjetar, që do të thotë se jeni në mes të projekteve tuaja të pasionit dhe po ëndërroni se si mund t’i çoni ambiciet tuaja më të mëdha në nivelin tjetër. Mund të hasni disa gunga në rrugë kur fillon dhjetori, falë Mërkurit dhe Venusit në shenjën tuaj që janë në katror me Jupiterin dhe Neptunin. Merrni parasysh se si plagët e vjetra emocionale mund të ndikojnë në mënyrën se si po përballeni me sfidat e ditëve të sotme, me të dashurit apo edhe në karrierën tuaj. Pak punë e brendshme mund të ofrojë shumë qartësi. Hëna e plotë e 7 dhjetorit në sektorin tuaj të partneritetit është një mundësi tjetër për të forcuar ndjenjën tuaj të vetvetes ndërsa mendoni se si po shfaqen lidhjet tuaja më të ngushta dhe si po shfaqen ato për ju. Më 9 dhjetor, Afërdita, planeti i marrëdhënieve dhe vlerave, do të kalojë në zonën tuaj të parave, duke ndezur dëshirën tuaj për t’u lidhur dhe për të përdorur hijeshitë tuaja sociale për të eksploruar rrugë të reja për të fituar. Vetëm kujdes me Mërkurin retrogradë nga 29 dhjetori deri më 18 janar, duke u siguruar që i keni bërë gjërat sipas rradhës së duhur.