Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Këshilla

Këto 7 këshilla do e kthejnë fytyrën tuaj në gjendjen që dëshironi nëse keni pore të zmadhuara

13/03/2021
in Këshilla, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Këto 7 këshilla do e kthejnë fytyrën tuaj në gjendjen që dëshironi nëse keni pore të zmadhuara

Pore të bllokuara, gjenetika, mosha dhe dëmtimi i lëkurës nga dielli janë shkaqet kryesore të poreve të zmadhuara. Megjithatë ka disa këshilla që do t’iu ndihmojnë t’i mbyllni ato.





  1. Përdorni produkte pastruese që janë përshtatur me pH natyral të barrierës mbrojtëse të lëkurës. Pastruesi i gabuar për fytyrën mund të jetë shkas për një lëkurë më të ndjeshme. Përveç poreve të zmadhuara, gjithashtu çon në sëmundje të ndryshme të lëkurës.
  2. Mos përdorni krem dite nëse keni lëkurë me yndyrë në zonën e hundës. Mund të duket e çuditshme, por dermatologët nuk këshillojnë të vendosni krem në hundë nëse keni lëkurë me yndyrë ose nëse keni pika të zeza. Kjo mund të çojë në pore edhe më të gjera. Gjithashtu kur të përdorni krem kundër diellit në fytyrën tuaj, duhet të zgjidhni ato që nuk përmbajnë vaj.
  3. Vendosni acid glikolik për të hequr poret. Nëse keni pore të zmadhuara, dermatologët sugjerojnë përdorimin e acidit glikolik pasi pastron qelizat e vdekura të lëkurës. Mund të përdoret edhe për lëkurë të thatë.
  4. Lani fytyrën dy herë në ditë me ujë të ngrohtë. Mos harroni që uji nuk duhet të jetë shumë i nxehtë sepse mund të irritojë edhe më shumë lëkurën tuaj. Dhe kur lëkura irritohet, kjo i bën poret të duken më të mëdha.
  5. Përdorni krem mbrojtës nga dielli pa vaj. Për lëkurë me pucrra dhe të yndyrshme është më mirë të shmangni kremin kundër diellit të papërshkueshëm nga uji sepse lëkura nuk do të mund të marrë frymë dhe poret do të bllokohen edhe më shumë. Për lëkurë të thatë, duhet të përdorni një krem kundër diellit me një krem hidratues të lehtë, por jo me vaj.
  6. Mbani me vete gjatë ditës letra që thithin yndyrën. Thjesht hiqni yndyrën nga lëkura juaj duke shtypur butësisht, por mos e pastroni lëkurën tuaj me këto letra.
  7. Shmangni produktet kozmetike të lëngshme. Produktet kozmetike që janë të lëngshme, përfshirë edhe fondatinën mund ta përkeqësojnë situatën me poret e zmadhuara. Duhet të dini se çfarë lloji të lëkurës keni. Edhe nëse keni lëkurë të thatë nuk do të thotë që keni nevojë për locion shtesë hidratues. Dermatologët sugjerojnë përdorimin e një kremi hidratues të lehtë për ata që kanë pore të zmadhuara./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
Next Post
Pasi lajmi i ndarjes mori dhenë, po thuhet se J.Lo dhe Alex nuk qenkan ndarë

Pasi lajmi i ndarjes mori dhenë, po thuhet se J.Lo dhe Alex nuk qenkan ndarë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera