Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd… 25/12/2025
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje! 25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën! 25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit!  25/12/2025
Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet 25/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Këto fakte duhet t’i dini patjetër për grupin tuaj të gjakut

08/09/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Këto fakte duhet t’i dini patjetër për grupin tuaj të gjakut

Kur është hera e fundit që keni menduar për llojin e gjakut që e keni? Nuk është diçka që veç të vjen ndërmend kur je duke u zgjuar apo duke fjetur. Të paktën jo derisa ta kuptoni se sa ka rëndësi ta dini ndikimin që mund të ketë lloji juaj i gjakut.





Lloji i gjakut ndikon në atë se çfarë ushqimi duhet të hash

Siç është edhe konfirmuar nga Peter J. D’Adamo, lloje të caktuara të gjakut mund të rezultojnë në dallime të nevojave nutricionale. Personat me tipin O të gjakut kanë tendenca të kenë probleme me stomakun dhe tretjen. Prandaj, ata kanë nevojë për ushqime me përqindje të lartë të proteinës, pra mishra, peshk, perime etj. Personat me tipin A kanë sistem të ndjeshëm të imunitetit prandaj duhet të hanë shumë agrime dhe perime si brokoli, spinaqi dhe hudhra.Personat me tipin e gjakut B kanë tendenca të prodhojnë më shumë kortizol (hormon i stresit) sesa normalja. Rekomandohet që personat e tillë të shmangin acidet trans­yndyrore, vajrat e perimeve, alkoolin etj. Individët me tipin AB të gjakut zakonisht kanë mungesë acidi në stomak. Ata duhet të konsumojnë gjëra si uthulla e mollës dhe mjalti manuka për t’i ngritur nivelet e acidit në stomak dhe për të siguruar tretje të mirë.


Tipi i gjakut ndikon edhe në personalitet

Kjo është e njohur qe sa kohë në mjekësinë aziatike. Personat me tipin A të gjakut kanë tendenca të jenë zemërgjerë dhe të mëshirshëm, persona të cilët i vendosin nevojat e të tjerëve para të vetave. Personat me tipin A të gjakut zakonisht janë individë që kanë qejf të dalin, janë shumë të shoqërueshëm dhe emocionalisht fleksibil, transmeton Telegrafi. Ndërsa individët me tipin e gjakut AB kanë tendenca të jenë racional dhe të fortë, me shumë pak brenga. Në anën tjetër, individët me tipin O të gjakut kanë tendenca të brengosen shumë, por janë shumë praktikë dhe të organizuar.

Lloji i gjakut ndikon në pjellori

Studime të shumta kanë treguar se gratë me tipin O të gjakut kanë tendenca të jenë më së paku pjellore. Studimi, i cili i ka vëzhguar gratë gjatë viteve të tyre të 30’ta, ka zbuluar se gratë me këtë lloj të gjakut kanë më pak vezë ose vezët kanë më shumë problem në mirëmbajtjen e pjellorisë.

Të stresuar ose të zemëruar tërë kohën? Shikoni llojin e gjakut

Për shkak se personat me tipin A të gjakut prodhojnë kortizol më shumë se normalja, nivelet e tyre të stresit kanë tendenca të jenë më të larta sesa mesatarja.

Njohuritë për tipin e gjakut që e keni mund t’ua shpëtojnë jetën

Të supozojmë se jeni duke udhëtuar në shtete të ndryshme dhe përfundoni në një aksident me veturë. Në raste të tilla menjëherë keni nevojë për transfuzion gjaku. Por, përveç nëse e keni dokumentacionin i cili tregon se çfarë lloji të gjakut keni, doktorët nuk do të kenë mundësi që menjëherë ta dinë për çfarë lloji të gjakut keni nevojë. Transfuzioni me një lloj tjetër të gjakut mund të shpijë në një numër të lartë të komplikimeve, disa prej të cilave e vënë në rrezik edhe jetën. /Telegrafi

Tags: gjakullojite dhenat
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Next Post
Gabriel Garko në rol të ri, do të luaj ‘Bujarin’ nga Lazarati

Gabriel Garko në rol të ri, do të luaj ‘Bujarin’ nga Lazarati








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera