Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba! 05/03/2026
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Këto janë 20 vendet më të rrezikshme në botë

20/12/2017
in Pa kategori
Reading Time: 5 mins read
A A
Këto janë 20 vendet më të rrezikshme në botë

Prestigjozia The Independent ka renditur 20 vendet më të rrezikshme në botë për nga siguria. Disa vende janë më të përshtatshme për turistët sesa të tjerët. Forumi Ekonomik Botëror lëshoi ​​së fundmi Raportin e Konkurueshmërisë së Turizmit, i cili analizon gjendjen e sektorëve të udhëtimit dhe turizmit në 136 vende anembanë globit. Si pjesë të këtij raporti, WEF rendit sigurinë e secilit prej këtyre vendeve. Për të arritur këtë renditje, forumi “mat masën në të cilën një vend i ekspozon turistët dhe bizneset ndaj rreziqeve të sigurisë që lidhen kryesisht me dëmtime serioze për njerëzit (dhuna dhe terrorizmi).” Renditja nuk merr parasysh krimin e vogël.





Kështu që nëse keni planifikuar udhëtime nëpër botë bëni mirë t’i hidhni një sy kësaj liste përpara se të niseni.

20-Republika Demokratike e Kongos
Forcat e armatosura kongoleze, si dhe grupe të tjera të armatosura dhe banditë, janë aktivë në shumë pjesë të vendit dhe ato janë mjaft të dhunshme. Për shkak se ushtria kongoleze është në veprim në të gjithë vendin, udhëtarët kanë të ngjarë të shohin trupat e armatosura, automjetet e blinduara dhe helikopterëve të sulmit.


19-Tailand
Provincat e Yala, Pattani,Narathiwat dhe Songkhla- të cilat janë të giitha në Tajlandën e jugut janë disa nga vendet më të rrezikshme në vend. Në 13 vitet e fundit, kanë ndodhur më shumë se 6,500 vdekje për shkak të dhunës .Gjithashtu ekziston një ligj ushtarak në fuqi në rajon.

18-Xhamajka
Ndërkohe që aktualisht nuk ka paralajmërime udhëtimi për Xhamajken, krimet e dhunshme dhe të shtënat janë të shfrenuara në disa pjesë të vendit, si Kingston dhe Montego Bag. Edhe mysafirët që qëndrojnë në vendpushime mund të preken.

17-Afrika e Jugut
Shkalla e lartë e krimit në Afrikën e Jugut ka berë që shumë vendas të punësojnë roje private të sigurisë për t’i mbrojtur ata. Përdhunimet dhe vrasjet ndodhin shpesh, veçanërisht në fshatrat dhe vendbanimet më të largëta dhe më pak të zhvilluara.

16-Guatemala
Kufiri i Guatemalës me Meksikën është një nga pjesët më të rrezikshme te vendit për shkak te kontrabandimit të shpeshtë të drogës dhe grabitjen e të huajve. Vendi gjithashtu kishte shkallën e pestë më të lartë të vrasjeve në Amerikën Latine dhe në Karaibe vitin e kaluar. Krime të tjera të zakonshme përfshijnë vjedhjen e makinave, grabitje të armatosura dhe vjedhje të tjera.

15-Chad
Isis, Al-Qaeda dhe Boko Haram janë të gjithë aktive në Chad. Në të kaluarën, sulmet e këtyre grupeve ekstremistë kanë qëlluar jo vetëm civilët dhe forcat e sigurisë por edhe të huajt. Kalimet kufitare mund të jenë gjithashtu të rrezikshme për shkak të fushave të minuara në ato zona , veçanërisht kufijtë e Chadit me Libinë dhe Sudanin.

14-Bangladesh
Përveç kërcenimit të sulmeve terroriste, moti ekstrem gjithashtu ndikon në Bangladesh, duke e venë vendin në rrezik për një numër katastrofash natyrore. Kombi aziatik përjeton ciklonet tropikale, përmbytjet dhe ndonjëher edhe tërmete.

13-Mali
Rreziku për sulme terroriste është i lartë në kryeqytetin e Mali, Bamako, gjithashtu edhe në pjesë të tjera të Malit verior dhe qëndror. Hotelet dhe restorantet janë shpesh objektiva për këto sulme; në Nentor të vitit 2015 , një numër njerzish u morën peng dhe u vranë në hotelin Radisson në Bamako.

12-Liban
Duke qenë se grupet e shumta ekstremiste janë aktive në Liban, sulme terroriste siç janë bombardimet ndodhin shpesh. Është gjithashtu tipike për protestat dhe mosmarveshjet më të vogla mes fqinjëve apo familjeve për t’u përshkallëzuar dhe kthyer në dhunë, duke shkaktuar dëme të kalimtarëve.

11-Filipinet
Përveç të shtënave dhe zjarrit të fundit në një kasolle në Manila, rrëmbimet janë të zakonshme në të gjithë arkipelagun Sulu dhe në detin jugor Sulu. Të huajt shpesh janë objekt i këtyre rrëmbimeve.

10-Ukrainë
Lufta midis forcave të armatosura të Ukrainës dhe separatistëve të armatosur të mbështetur nga Rusia është e zakonshme në të dy rajonet lindore dhe juglindore të Ukrainës, më saktë në rajonet e Donetskut oblast, Luhansk oblast dhe Krimes. Civilët vazhdojnë të kapen në luftime.

9-Honduras
Hondura është shtëpia e një ndër vëndeve me numrin më të lartë të vrasjeve.Departamenti i Gracias a Dios ( Falenderoj Perëndinë) në veçanti është i rrënuar nga krimi i trafikut të drogës, dhe gjithashtu i mungon prania e policisë apo edhe ushtrisë.

8-Kenya
Ndërkohë që shumë akte terroriste ndodhin jashtë Nairobi-t, rreziku i terrorizmit vazhdon të jetë i lartë brenda në qytet.Granatat, të shtënat dhe goditjet me thikë janë format më të shpeshta të sulmeve.

7-Egjipt
Isis dhe grupe te tjera ekstremiste përbëjne kërcënime serioze në vendet publike në të gjithë Egjiptin duke përfshirë zonat turistike. Grupet kanë qenë të njohura për targetimin e vendeve të ndryshme të transportit.

6-Venezuela
Shkurtimet ne të mirat bazike si uji, ushqimi, medikamentet dhe energjia elektrike kanë çuar në trazira dhe krime shumë sociale në të gjithë Venezuelën. Vëndi ka një nga normat më të larta të krimit në botë; grabitja e armatosur, vrasja, rrembimi dhe vjedhia e makinave janë të gjitha format e zakonshme të dhunës në pjesën më të madhe të vëndit. Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmeron kundër udhëtimit në Venezuelë.

5-Nigeri
Dy grupe ekstremiste, Boko Haram dhe ISIS Afrika e Perëndimit janë përgjegjëse për shumicën e dhunës që ndodh në Nigeri dhe më së shumti targeton zonat e shumë populluara si kishat, shkollat, restorantet, hotelet dhe vëndet e argetimit.
Departamenti i Shtetit Amerikan thotë që vizitorët “duhet të jenë vigjilent në grupimet në vende publike dhe në zonat shumë te frekuentuara nga të huajt,” dhe të ushtrojnë kujdes ekstrem në të gjithë vëndin për shkak të kërcenimit të dhunës pa dallim.

4-Pakistan
Konfliktet fetare e kanë rrënuar Pakistanin prej vitesh dhe dhuna kundër grupeve të caktuara fetare ngelet akoma dicka e zakonshme në vënd.
Qeveria e Pakistanit ka limituar në masë lirinë e fjalës, dhe ndalon të huajt të aksesojnë disa vënde në të gjithë vëndin.

3-El Salvador
Pavarsisht se ka një ndër nivelet më të larta të varsjeve në bote, El Salvador është gjithashtu i njohur për banda gangësterash të cilat njihen me emrin maras. Dhuna e grupeve te bandave perfshin gjithçka nga zhvatja e armëve deri tek trafikimi i drogës.

2-Yemen
Grupet rebele me bazë në kryeqytetin e Yemen, Sanna, vazhdojnë që të targetojnë dhe mbajnë peng qytetarë Amerikanë. Grupet ekstremiste si al-Qaeda janë gjithashtu aktive në vend dhe për shkak të minave tokësore dhe bombardimeve ajrore shumica e popullsise së Yemenit kanë mungesa të gjërave më bazike si uji, ushqimi dhe asistenca mjeksore.

1-Kolombia
Megjithëse Kolombia nuk është dhe aq e rrezikshme sa ka qenë dikur, vendi nuk konsiderohet akoma i sigurt për turistet e huaj. Ai vazhdon të jetë i mbushur me grupime të armatosura, një ndër to BACRIM, që rregullisht kryen krime si rrëmbime, furnizime me drogë, vjedhje etj . Bombardimet dhe shpërthimet në kryeqytetin e vendit, Bogota, janë ndodhi të shpeshta./revistawho.com

Tags: rrezikvendvendet me te rrezikshme
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
Kini kujdes! Kontraceptivët nuk e kurojnë infertilitetin

Kini kujdes! Kontraceptivët nuk e kurojnë infertilitetin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera