Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba! 05/03/2026
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Këto janë ndërtesat me format arkitekturore më të veçanta të vitit 2017

20/12/2017
in Jetë, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Këto janë ndërtesat me format arkitekturore më të veçanta të vitit 2017

A jeni kuriozë të njiheni me ndërtesat me format arkitekturore më të veçanta të vitit 2017-të. Materiali në vijim ju tregon më shumë:





1-Elbphilharmonie, Hamburg 

Është një nga ndërtesat më të shumëprituar dhe të kushtueshme të Hamburgut dhe një ndër “shkëlqimet”arkiteturore të 2017-tës. E ngritur mbi një fabrikë të vjetër e cila bëri shumë funksionale një zonë të harruar të Hamburgut. Forma e saj e jashtme përfaqëson dallgët e detit në dimrin e ftohtë, ndërsa interiori është një përrallë e vërtetë. Brenda saj ndodhen salla operash dhe koncertesh, kafene ku mund të shijosh dicka të ngrohtë në acarin e dimrit, por ka gjithashtu ka edhe restorante mbresëlënës.


2-Libraria Tianjin Binahi, Kinë 

Libraria publike e cila përfaqëson një sy gjigand. Një sferë e vendosur në katin përdhesë të godinës 5 katëshe që në mes është e hapur dhe korridoret janë të mbushura me libra. Disa prej tyre janë të vendosur aq lart sa është e pamundur për ti arritur. Aty gjen salla takimesh gjigande, salla kompjuterash si dhe salla studimi.

3-Napoli-Afragola

Është një nga 13 stacionet hekurudhore të Italisë, e cila po zgjeron linjat hekurudhore të shpejtësisë së lartë. Stacioni do të ketë 8 vende për trena të cilat do të bashkohen në periferi të Napolit në një urë spektakolare, që kalon mbi një autostradë në formën e një gjarpri. Stacioni është i ndërtuar nga pjesë individuale, nëqoftëse ndodh një tërmet pjesët do të jenë të lira jo të varura nga njëra-tjetra.

4-Luvre Abu Dhabi, UEA nga Jean Nouvel

Galeria e artit e cila ka arritur shifrën prej 3 bilion paund. Është e vendosur poshtë diellit përcëllues në ishullin Saadiyat ne Sbu Dhabi. Kur të përfundojë në 2020 do të jetë muzeu më spektakolar që keni parë ndonjëherë. Ajo rrethohet nga 23 galeri që duken si 23 godina të ndara nga njëra-tjetra, por ajo që do të jetë më speciale është çatia e cila do t’i mbulojë.

5-Studio e Jurgen Teller, në Londër

E vendosur në rrugët periferike të Londrës, studio e Jurgen Teller është e gjitha e formuar nga ngjyra të zymta dhe të ftohta, e rrethuar nga kopshte të bukura dhe me gjelbërim. Studio e Teller është sa e thjeshtë aq edhe moderne, ajo ngjan me shtëpitë romake e futur në një pjesë të zhurmshme të qytetit.

6-Hastings Pier, East Sussex, në mbretërinë e Bashkuar

Ky port ka përfunduar në vitin 2016 dhe në vitin 2017-të fitoi disa çmime të cilët i dhanë famën e madhe. Arkitektura e vecantë e tij e cila ka ruajtur format e ndërtesës së mëparshme. Dizenjuesit e saj Aleks de Rijke dhe Sadie Morgan janë kujdesur për të mos humbur gjurmët e së kaluarës.

7-Muzeu Yves Saint Laurent

Qysh prej vitit 1996 stilisti Yvest Saint Laurent kalonte kohë në Makarrech për koleksionet e tij të veshjeve, dhe kjo ndërtesë e dizenjuar nga Oliver Marty dhe Karl Furnier’s i dedikohet stilistit te njohur. Fasada e tij është e ndërtuar me tulla balte, ndërsa muret brenda janë të lëmuar dhe kur hyn brenda duket sikur je në parajsë.

8-Lego House, Billund Danimarkë

Një shtëpi që duket sikur është e ndërtuar nga Lego (loja e bukur me forma plastike që bashkohen edhe mund të formosh forma nga më të ndryshmet). Arkitektët e kësaj ndërtese janë duke e shfrytëzuar shumë mirë këtë lojë për të krijuar ndërtesa mahnitëse./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Next Post

LISTA/ Këto janë filmat më të bukur të shekullit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera