Ato janë më të bukurat e Turqisë dhe njihen për rolet e tyre në telenovela, bëhet fjalë për aktoret turke që falë bukurisë së tyre i kanë magjepsur të gjithë. Ne po ju tregojmë pesë më të bukurat, edhe pse ekzistojnë më shumë se kaq.
Bergüzar-Korel, aktorja që e arriti famën falë telenovelës së saj ‘’Një mijë e një netë’’ është konsideruar si një nga aktoret më të bukura turke.
Meryem Uzerli e njohur për rolin e saj në serialin ‘’Sulejmani i madhërishëm’’ gjithashtu falë tipareve të saja atipike në Turqi ( ajo është gjysmë turke e gjysmë gjermane) është një nga më të bukurat në botën e televizionit turk.
Beren Sat një nga fytyrat më të ëmbla në Turqi, ajo njihet për rolet e saj protagoniste dhe për një aftësi aktoralen të jashtëzakonshme.
Protagonistja e telenovelës ‘’Dashuri dhe Diamante’’, Tuba Büyüküstün njihet për bukurinë e saj mjaft natyrale, madje ajo duket po njësoj edhe kur është pa make-up.
Fahriye Evcen, e cila u shqua për bukurinë dhe talentin e saj në telenovelën “Kurt Seyit ve Şura ” është gjithashtu një nga bukuritë e Turqisë që të lënë pa fjalë. Prej kohësh aktorja është në një marrëdhënie me aktorin mjaft simpatik Burak Özçivit i njohur gjithashtu për rolin e tij në serialin ‘’Sulejmani i madhërishëm’’.