Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Këto janë serialet më të mira televizive për t’u parë gjatë nëntorit

02/11/2021
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Këto janë serialet më të mira televizive për t’u parë gjatë nëntorit

“Rikthimet” duket se është fjala e duhur për të përshkruar vitin televiziv që tashmë po mbyllet. Kështu, midis një tetori të “Gossip Girl” dhe premtimit për një “Sex and the City” të ri, ajo që sjell nëntori me vete është, mbi të gjitha një histori që besohej se ishte mbyllur. Sepse Dexter Morgan, i cili u zhduk tetë vite më parë kur “Showtime” përfundoi sezonin e tetë të serialit të tij televiziv, ka vendosur të rikthehet.





Mjeku ligjor, bastisjet vrastare të të cilit kanë mundur të hapin një debat thuajse makiavelist për përdorimin e drejtësisë individuale, do të jetë protagonisti i një aventure të fundit që nis nga 10 nëntori.

Nëntori do të sjellë gjithashtu finalen e madhe të Gomorrës, përplasjen e fundit mes të gjallëve dhe të vdekurve. Pastaj, Hawkeye, posti i ri i Universit Kinematik Marvel. Vanityfair liston këto seriale për të mos u humbur këtë nëntor.


The unlikely murderer- seritë e të cilit do të shfaqen në Netflix nga data 5 nëntor.

Dexter – New Blood, nis në Sky nga 10 nëntori. Një tjetër sezon, tetë vjet pas atij të fundit. Michael C. Hall është gati të kthehet në rolin e hematologut mjeko-ligjor për të treguar se çfarë ndodhi me Dexter Morgan, një vrasës i vendosur për të pastruar Majamin nga të gjithë kriminelët.

The shrink next door-  nis në Apple TV + nga 12 nëntori i prodhuar nga Will Ferrel dhe Paul Rudd. Çifti, i magjepsur nga podkasti, i frymëzuar nga ngjarje reale, vendosi të tregojë me imazhe, historinë e asaj që mund të ndodhë kur diçka prishet në marrëdhënien midis mjekut dhe pacientit: besimi, ndershmëria, e përfshirë nga një nevojë perverse për manipulim dhe hakmarrje.

Possessions, nis në Sky nga 13 nëntori. Serial televizive me origjinë franceze na kujton  komplotin e “The Undoing”. Protagonistja e historisë është një grua, Natalie, e akuzuar për vrasjen e burrit të saj në ditën e dasmës së saj.

Yellowjackets, nis në Sky nga 17 nëntori. Seriali është një dramë mbijetese, ku protagonist është një skuadër e tërë futbolli femrash, e cila i mbijetoi për mrekulli një aksidenti të tmerrshëm ajëror.

Gomorra, në Sky nga 19 nëntori. Sezoni i pestë dhe i fundit i serialit që ka mundur të tregojë murtajën e Kamorrës do të rifillojë aty ku u ndërpre, duke e shtrembëruar narrativën aq sa për të parë efektin surprizë të materializohet.

Hawkeye, në Disney + duke filluar nga 24 nëntori

 

Tags: nentorper tu pareseriale
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!
Breaking News

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!

06/03/2026
Next Post
E urreja veten! Jessica Simpson ndan një foto të vjetër, shpërfytyruar prej alkoolit

E urreja veten! Jessica Simpson ndan një foto të vjetër, shpërfytyruar prej alkoolit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera