Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Big Brother VIP 5 po vjen, dhe këta janë emrat e parë që po përfliten! 19/06/2025
Këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të parë dhe ndan pak nga momenti i lindjes! 19/06/2025
“Mund të mbështetesh tek unë”, edhe Kim Kardashian e gjen zgjidhjen te ChatGPT! 19/06/2025
Arsyeja e pazakontë pse Cristiano Ronaldo i lyen thonjtë e këmbëve me ngjyrë të zezë! 18/06/2025
U shpall “i burgosuri më seksi në botë”: Historia e pabesueshme e Jeremy Meeks!  18/06/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Këto janë shtetet që mbështetën Shqipërinë në Eurovision me “Zjerm”

20/05/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Këto janë shtetet që mbështetën Shqipërinë në Eurovision me “Zjerm”

Në finalen e Eurovision 2025, Shqipëria u ngjit fuqishëm në skenë me performancën elektrizuese të Shkodrës Elektronike dhe këngën “Zjerm”, duke shënuar rezultatin më të lartë në histori sa i përket numrit të pikëve të grumbulluara: plot 218 gjithsej. Prej tyre, 173 erdhën nga publiku evropian, ndërsa vetëm 45 u dhanë nga juritë kombëtare.





Që në nisje të votimeve, u bë e qartë se juritë nuk po e favorizonin Shqipërinë. “Disa këngë që më shumë konsideroheshin si akte komedie, merrnin më tepër pikë,” theksohet në raportimin e Gazeta Express. Megjithatë, publiku ndërkombëtar e mbështeti fuqishëm performancën shqiptare, duke e ngritur vendin në pozicionin e tetë.

Franca rezultoi ndër mbështetësit më të mëdhenj të Shqipërisë, duke dhënë 12 pikë përmes jurisë dhe 10 nga publiku. “Shkodrës Elektronike” i shkuan gjithsej 22 pikë nga ky shtet.


Po ashtu, edhe Mali i Zi ndau të njëjtën sasi pikësh: “10 nga juria dhe 12 nga publiku”. Greqia i dhuroi Shqipërisë 14 pikë, Italia 13, ndërsa nga “Rest of the World”, përfshirë Kosovën, u siguruan edhe 10 pikë të tjera – duke e bërë Shqipërinë të dytën më të votuarën nga vendet jopjesëmarrëse.

Vlerësime të larta nga publiku u morën edhe nga Kroacia dhe Zvicra (nga 10 pikë secila), si dhe nga Gjermania me 8 pikë.




Ky ishte një sukses historik për Shqipërinë për nga pikët e mbledhura, ndonëse renditja më e lartë në Eurovision mbetet ajo e vitit 2012, kur Rona Nishliu u pozicionua në vendin e pestë. Megjithatë, në atë kohë formati ishte ndryshe, me më pak pikë në dispozicion.

Shqipëria dëshmoi se, edhe pa përkrahjen e jurive, mund të fitojë zemrat e publikut dhe të lartësohet në një garë kaq të madhe muzikore.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Itali/ Nëse kontrollon telefonin e partnerit, rrezikon 10 vjet burg!
Lajme

Itali/ Nëse kontrollon telefonin e partnerit, rrezikon 10 vjet burg!

06/06/2025
“E bëri të qajë…”/ Si Victoria Beckham  “shkatërroi” dasmën e djalit me një fjali të vetme!
Lajme

“E bëri të qajë…”/ Si Victoria Beckham “shkatërroi” dasmën e djalit me një fjali të vetme!

30/05/2025
Isida Mollaymeri bëhet nënë për herë të parê – zbulon emrin e veçantë të bebes!
Lajme

Isida Mollaymeri bëhet nënë për herë të parê – zbulon emrin e veçantë të bebes!

28/05/2025
Nga dhimbja në vizion: Sara Hoxha rrëfen çfarë fshihet pas “Big Brother”!
Lajme

Nga dhimbja në vizion: Sara Hoxha rrëfen çfarë fshihet pas “Big Brother”!

20/05/2025
Rozana Radi tregon historinë romantike dhe të pazakontë të prindërve të saj!
Lajme

Rozana Radi tregon historinë romantike dhe të pazakontë të prindërve të saj!

19/05/2025
Edlira Çepani në një rrëfim prekës: “Gerti na ka lënë dashuri sa për tri jetë!”
Lajme

Edlira Çepani në një rrëfim prekës: “Gerti na ka lënë dashuri sa për tri jetë!”

19/05/2025
Next Post
Nga dhimbja në vizion: Sara Hoxha rrëfen çfarë fshihet pas “Big Brother”!

Nga dhimbja në vizion: Sara Hoxha rrëfen çfarë fshihet pas “Big Brother”!







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera