Luna Methasani, vjaza e gazetarit të njohur Defrim Methasani e fitoi luftën me tumorin dhe tanimë është rikthyer në Tiranë më e fortë se kurrë. Beteja 1-vjeçare nuk ka qenë e lehtë, por e ka bërë Lunën më të fortë dhe përmes përvojës së saj, inkurajon të gjithë ata që po luftojnë me jetën, ashtu siç ajo luftoi. Që pas rikthimit, duket se në “Instagramin” e saj ka nisur të shkruajë pasazhe nga përjetimet e saj dhe po, duhet t’i lexoni patjetër.
“Ti je e forte Luna! #cancersurvivor 🎗️
Kjo ishte fraza qe kam degjuar me shume vitin e fundit, aq shume sa me duket se eshte me e degjuara ne gjithe jeten time, nga te njohur e te panjohur qe u solidarizuan me mua ne luften me kancerin. Sa peshe mbante kjo fjali kur e degjoja, sepse pertej luftes psikologjike me veten, une duhet te buzeqeshja dhe tregohesha e forte per familjen time edhe kur nuk ndihesha e tille, e ti siguroja ato se ajo semundje e eger qe kafshon jeten me shpejtesi sketerre, mua sdo te me mundte dot!
Kam preferuar ta kaloj ne heshtje dhe ne qetesine time kete situate aspak te zakonshme por plot me siklete, jo vetem per mua por edhe per familjen time. Por smund te jem indiferente ndaj qindra mesazheve qe kam marr dhe lutjeve qe keni bere per mua, ju jam thellesisht mirenjohese🙏🏻 cdo lutje, cdo ndihme e juaja morale dhe financiare nga miqte e farefisi, ka qene nje gur i rendesishem ne themelin e forte qe ndertova per nje fillim te ri!”
“1 vit beteje e shoqeruar me qindra paciente ne pavionin e onko-hematologjise, me mesoi qe jeta eshte shume e shkurter per ti lene gjerat neser dhe se ne njerezit, e ngarkojme veten apo ushqejme shqetesime te kota ne koken tone, edhe per ato gjera qe nuk i kemi aspak ne dore, apo sdo te ndodhin ndonjehere. Shendeti eshte bekimi me i madh qe kemi, e vetem kur na mungon, ia kuptojme vleren! Duke nxituar pas punes, streseve qe na ngarkon shoqeria ku jetojme, monotonise qe na mbyt e kerkojme te arratisemi pas ekranit te smartphone, ne kemi harruar te jetojme, te ecim zbathur ne natyre, te ndjekim nje pasion te hershem, te provojme nje sport te ri apo te bejme dicka per veten tone!
Fale Zotit dhe mjekeve, tani per tani betejen e fitova, por me e rendesishmja eshte lufta qe vjen pas! Te jetuarit e kemi ne dore ne, duke e shijuar e duke i buzeqeshur momenteve te bukura qe na krijojne kujtimet me njerezit qe duam! Lutem per te gjithe ata qe po perjetojne te njejten situate, mos e humbni kurre shpresen, ki besim tek vetja jote, eshte e vetmja qe sdo te te lere kurre dhe kapu fort pas muzes qe te frymezon. Dielli do te dale perseri pavaresisht rrebeshit qe po perballeni, se fuqia e lutjeve “shkund” malet “.
“Ky ishte fati im! ….
Perzermersisht mirenjohese per kaq shume mesazhe, komente dhe urime qe me keni shkruar, por vecanerisht kam nje debulese per mesazhet qe kam marr nga vajzat qe po kalojne te njejten situate e po perballen me kancerin ne faza te ndryshme te tij!
Ky ishte fati yt! Keshtu me tha onkologu kur e pyeta mbi arsyen e semundjes. Pak rendesi ka, – tha ai, nese eshte gjenetike, nga stresi apo kequshqyerja, ajo eshte brenda teje, dhe ti duhet ta luftosh!
Kisha dy zgjidhje perballe: te dorezohesha dhe te mbyllesha ne vete duke u demoralizuar, pyetur “pse une?” ose te mblidhja forcen dhe te tregoja qe une kam ende shume endrra dhe deshira ne jete, kam shume energji dhe dashuri per te dhene… u ndergjegjesova qe lufta do te ishte shume e forte, komplikacione nga me te ndryshmet, efekte anesore te tmerrshme, me tubat ne bashkejetojne me ty deri ne fund te rrugetimit apo ate qesen me ilacet e hidhura por qellimi ishte shume i qarte: Do luftoja emocionalisht deri ne piken e fundit, te tjerat i kane mjeket “ne dore”! Edhe ne ditet me te veshtira, jam munduar te gjej forcen per te buzeqeshur sadopak, edhe pse kjo buzeqeshje qe shihni ne foto kishte nje “ufff” apo te perziera nga pas…por a ka ne dore njeriu me shume sesa te pranoje kete sprove te hidhur dhe te mesohet me realitetin e ri? Sigurisht qe jo! Eshte shume normale te qash, te kesh ankth, te ndihesh e dorezuar, te kesh mix ndjenjash apo mendime negative sepse ke aq shume pyetje ne koke, nuk ke deshire te shohesh askend por une kuptova qe gjeja me e mire qe mund te beja per veten dhe njerezit e mi, ishte te triumfoja mbi dhimbjen me pozitivitet.
Po si arrihet kjo? Vetem duke e pranuar semundjen si nje “fat i keq” qe nuk pyet ke ka perballe, nuk i intereson prejardhja apo statusi shoqeror , qofsh Mbret e Princeshe, CEO apo ne ndihme sociale, ti ke per detyre te luftosh, sepse vetem njerezit e forte “zgjidhen” per tu bere balle sfidave me te medha!”
“Si mund te beje foto nje femer pa floke, pa gjysmen e bukurise, ku e merr guximin xhanem?
Keshtu mendoja kur shihja modele qe e benin kete gje per kauza te ndryshme si pjese te profesionit, sepse imagjinoja kushedi sa “keq” do dukemi ne njerezit e thjeshte pa floke. Kur e pash veten ne pasqyre per here te pare, thashe “kjo eshte nje tjeter Luna qe nuk e ke njohur, mesohu me kete pamje se do e shohesh cdo dite”…
Duke pare vetebesimin tim per te mos u fshehur pas nje parukeje edhe ne ambiente publike, motra ime Blerta me tha se me ka bere dhurate nje set fotografik. Duhet thjeshte te dal para aparatit. Ne dhimbje e siper, thashe me vete kjo nuk eshte ne terezi!!! Fundja kush do donte ti kujtonte me foto ato dite te erreta te jetes qe te sjellin nder mend kaq shume vuajtje… Por duke qendruar ne shtratin e spitalit me veshtrimin pertej xhamit te dritares, thashe “pse jo?” Do dal ne foto, madje do buzeqesh shume sepse une e dua jeten, i dua plaget qe kam, e dua veten qe po duron kaq shume, pavaresisht se thyhem ne mijera copa une di te ringrihem perseri me buzeqeshje! Nje dite do kaloje gjithcka dhe ato qe ngelen jane kujtimet! Them me bindje qe eshte nje nga dhuratat me te bukura qe kam marr, e realizuar mjeshterisht nga e talentuara @kleisa.photography dhe do te ja sugjeroja gjithkujt qe druhet nga kjo situate! Bukuria e vertete eshte shpirti, mendja dhe zemra! Ajo reflektohet ne sy, ne buzeqeshje dhe ne sjellje! Mos lejoni asgje ta mposhte forcen tuaj te jashtezakonshme por ushqejeni veten me mendime pozitive, shprese dhe mos harroni qe nje dite, pasardhesit nder breza do ndihen krenar kur te mesojne si ke triumfuar mbi dhimbjen me pozitivitet!”
“E dashur vetja ime,
ti qe nuk hoqe dore asnjehere nga te qenurit e durueshme dhe nga te menduarit per te tjeret para rehatise tende edhe ne ditet me te veshtira, me bere te njoh nje ane tjeter tenden: ate me karakterin e forte e luftarak qe nuk dorezohet edhe kur jeta e gjunjezon, qe buzeqesh edhe kur i vjen te ulerase, sepse keshtu te mesoi jeta, te mos njohesh humbje. Madje edhe kur ka te tilla, te kuptosh qe mund te gjesh pervoja dhe mesime te reja ne cdo vuajtje, per te kuptuar qe asgje nuk mund te quhet deshtim. Ti gjen arsye edhe kur nuk ka, si nje motiv per t’u kapur fort pas jetes dhe per te kerkuar mes detajeve te vogla, kenaqesite e medha te te jetuarit. E kur e gjithe stuhia e shpirtit venitet dhe dhimbja dorezohet, aty nis te lulezoje rehatia me veten dhe krenaria e te qenurit ti. Prandaj ti vetja ime mos ndrysho kurre, vecse nese eshte per te te dashur ty me shume.”
“Ndodh nje dite qe te te kthehet bota permbys, mes ngasherimave te pyesesh veten “pse mua” “cfare po bej keq” “pse jeta eshte kaq e padrejte”?
Jane pikerisht ato pyetje qe te ngjallin ankth, pasiguri dhe frike per te ardhmen, te bejne te shohesh turbullt te nesermen dhe te te mbulojne mendimet negative…por me besoni qe gjithcka krijohet dhe zhvillohet ne mendjen tuaj! Eshte shume normale te kesh keto ndjesi, mos i mbyt perbrenda por fillo te kuptosh me shume situaten. Cdo njeri nga ne e ka fatin e tij te shkruar, te gjithe perballemi me veshtiresi ne jete ne periudha te caktuara, mjafton te besosh ne vete qe kjo sprove vjen per te te mesuar ty dicka, te ka “zgjedhur” ty sepse e di qe ti mund ta durosh dhe kapercesh cdo dhimbje qe te kalit shpirtin me force, vjen per te te bere me te ndergjegjshem per ato qe kane vlere vertete ne jete e qe shpesh ne i marrim te mireqena. Nje dite kjo beteje do perfundoje, e ti do ngresh dolli per jeten, do e vleresosh me shume diellin brenda teje dhe do ndihesh mirenjohese per cdo fryme qe merr dhe jep tek te dashurit e tu! Po, ki besim sepse ti mundesh dhe ti duhet ta fitosh kete lufte, mbi te gjitha me veten dhe per veten”.