Pas një festë për Halloween të organizuar nga Kim Kardashian për fëmijët e familjes Kardashian dhe Jenner, filluan të qarkullojnë thashethemet se Khole Kardashian dhe Tristan Thompson mund të kthehen sërish bashkë. Dyshja u panë së bashku në festë. Megjithatë, burime pranë familjes kanë bërë me dije se ylli i NBA ishte aty vetëm për djalin dhe vajzën e tij. Burimi i tha TMZ se çifti e ka rregulluar marrëdhënien e tyre deri në pikën ku takimet familjare mund të jenë të përzemërta. Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson do të mbeten miq ndërsa rrisin së bashku dy fëmijët e tyre.









