Që prej ardhjes në jetë të vajzës së saj, Khloe nuk është shfaqur më publikisht. Por nuk i ka shpëtuar paparacëve një shëtitje me të bijën në karrocë. Në formë të mirë pas lindjes dhe mjaft e lumtur, ky është portreti që ka transmetuar Khloe teksa kujdesej për të bijën. Ajo është shfaqur e veshur thjeshtë duke shtyrë karrocën e së bijës e cila ishte e mbuluar me një mbulesë të bardhë për ta ruajtur.
Kujtojmë që kjo është edhe dalja e parë publike e Khloe që pasi zbuloi tradhtinë e partnerit të saj./revistawho.com