Mikja më e ngushtë e miliarderes së famshme, Khloe Kardashian, Malika Haqq është shtatzënë me fëmijën e saj të parë. Ajo e ka ndarë lajmin e gëzueshëm me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’ duke treguar emocionet e para rreth këtij momenti të veçantë në jetën e saj. Edhe reagimi i Kardashian nuk ka kaluar pa u vënë re, pasi 35-vjeçarja ka komentuar duke shprehur gëzimin e madh në këtë moment. “Zemra ime po bëhet me fëmijë. Jam kaq shumë e lumtur. Urime Mika, të dua”, ka shkruar Khloe në rrjetet sociale.
Me siguri vajzat duhet të jenë shumë të lumtura pas këtij lajmi të cilin duket se e kanë pritur me padurim./revistawho.com