Khloe Kardashian bën ushtrime dy herë në ditë për ta mbajtur fizikun në formë. 32 vjeçarja është dobësuar shumë 12 muajt e fundit duke treguar trupin e saj shpesh në rrjete sociale. Ajo ka zbuluar sekretin në blogun e saj duke treguar se ushtrohet në 5 të mëngjesit dhe mbasdite. Gjithashtu, Khloe ka bërë ndryshime në dietën e saj dhe ka shpjeguar se ha më pak e pi më shumë lëngje. “Pi 5 litra ujë në ditë”-shtoi ajo.