Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë zgjedhur ta mbyllin vitin me një set fotografik familjar plot ngrohtësi, ku në qendër të vëmendjes është edhe vogëlushja e tyre, Luna Mari. Fotot me temë Krishtlindjesh u pritën menjëherë me entuziazëm në rrjete sociale, por këtë herë arsyeja e komenteve nuk ishte vetëm pamja e ëmbël e familjes.
Detaji që i bëri të gjithë të ndalen erdhi nga vetë fotografja e njohur Rrezarta Shkurta, e cila zbuloi një kërkesë shumë specifike të Kiarës gjatë realizimit të fotosesionit.
Në përshkrimin e saj, ajo shkroi fjalët e Kiarës, të cilat u bënë menjëherë virale:
“Kiara kishte vetëm një kërkesë: Fotot i dua të pa punuara me photoshop. Dhe ashtu natyrale sepse çdo inperfeksion është perfekt për mua.”
Ky insistim për të shmangur çdo ndërhyrje digjitale u interpretua nga ndjekësit si një mesazh i fortë për natyrshmërinë, sinqeritetin dhe pranimin e vetes, sidomos në një kohë kur imazhet perfekte dominojnë rrjetet sociale.
Rrezarta Shkurta nuk ngurroi të falënderojë çiftin për besimin, duke shtuar:
“Dhe në fakt ka të drejtë sepse ‘Hera Company’ sjell fotografi që ruan emocionin real dhe standardin më të lartë teknik…”
Në imazhet festive, Kiara, Luizi dhe Luna Mari shfaqen me pizhame me kuadrata të kuqe dhe të zeza, duke krijuar një atmosferë tipike dimërore, familjare dhe shumë të ngrohtë — pa filtra, pa perfeksion artificial, vetëm emocione të vërteta.
Duket se këtë fundvit, Kiara Tito ka zgjedhur të dërgojë një mesazh të qartë: bukuria më e madhe është ajo që nuk rregullohet.









