Kida e ka pritur 23-vjetorin në formën më të mirë të mundshme ashtu siç i takon një vajze plot energji si ajo. Mes shoqesh të ngushta, lulesh, dhuratash e një darke elegante.
“1po1. Faleminderit Zot për një tjetër vit (jetë). Shumë falenderuese për secilin prej jush!”, ka shkruar Kida krah fotos me flokët e verdhë të cilët i ndryshoi pak ditë më parë, para se të sillte projektin e fundit muzikor ‘Drunk’.
Në ‘Instastory’ Kida ka ndarë të gjitha momentet me mikeshat e saj, të cilat kanë zgjedhur të festojnë me këngët e vajzës së ditëlindjes.
Mes shumë dhuratash kanë dalluar trëndafilat e kuq, mesazhin e të cilave Kida vendosi ta mbulojë me një zemër. Nuk do të ishte çudi që tanimë kënëgëtarja ta kishte gjetur shpirtin binjak, edhe pse prej kohësh ka pohuar se është ‘single’./revistawho.com










