E ftuar në emisionin “NIN” në Klan Kosova, këngëtarja Kida ka folur për herë të parë për çështjet e zemrës. Pyetjes së një fanseje nëse ka pasur ndonjëherë një lidhje dashurie, ajo i është përgjigjur: “Jo, s’kam qenë asnjëherë në një lidhje. Jam ende e re. Kur ta gjej, do e gjej tamam”. Më tej artistja e re është shprehur se asnjëherë nuk ka menduar se si do ta dëshironte mashkullin në krah. “S’po di. Asnjëherë s’jam ndalur të analizoj kë do kisha marrë për vete. Dikush që do të më përshtatej mua më së pari. Që të me dëgjonte mua dhe tekat e mia. Që të më kuptonte, të më donte e respektonte si të gjitha femrat. Në fakt prej fillimit të karrierës time nuk ka pasur asnjë mesazh që të me ngacmojë dikush keq”, ka thënë ajo.