“Andërr” mban emrin produksioni i ri muzikor për Kidën që pason “Uh Baby” në bashkëpunim me Xhensila Myrtezaj. Prej disa ditësh Kida ka postuar disa foto të look-ut të saj në videoklip, por datën zyrtare të publikimit ajo e ka bërë të ditur vetëm dy ditë para. “Andërr” publikohet këtë të mërkurë. “Po vjen. Këtë të mërkurë”, -shkruan Kida. Kujtojmë se kënga e fundit “Uh Baby” u publikua tre muaj më parë dhe ka arritur 20 milion shikime. Këtë sukses pritet të sjellë edhe “Andërr”./revistawho.com