Një muaj më parë Kim Kardashian dhe Kanye West nisën proceduart e divorcit, megjithatë dyshja nuk sqaroi në asnjë moment statusin e tyre në publik. Kim Kardashian vendosi mos ta mbante më në duar unazën e martesës, ndonëse për të bërë sërish lëmsh rrjetin vendosi të ndajë një foto ku dukej fare qartë unaza.
Kim mund të kishte vendosur unazën e vjetër sepse i mungonte, ose ajo nuk ishte fare unaza e martesës, megjithatë kaq mjaftoi që ndjekësit mos të kuptonin se çfarë donte të nënkuptonte miliarderja me postimet e saj.
View this post on Instagram
Dhe si për ta ngatërruar rrjetin më shumë, Kardashian ka ndarë tanimë një foto nga pushimet e saj ku ka veshur ‘Yeezy-t’ nga firma e Kanye West. Do thoni ju, a janë ndarë vërtetë? Ndjekësit po presin serinë e radhës të ‘Keeping Up With Kardashians’ për të kuptuar më shumë./revistawho.com








