Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…” 10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj 10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion!  10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi  10/12/2025
Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!   09/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Kim Kardashian apo Lisa Simpson, kjo ёshtё çështja!

20/10/2014
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A

Nga Olti Curri





Nuk e di askush me siguri nëse tendencat duhen diskutuar pasi bёhen tё zhurmshme, apo menjёherё sapo lindin dhe tërheqin vëmendje, sepse propozojnë diçka tё re por nuk japin garanci pёr jetёgjatёsi. Pak kohё mё parё isha nё njё festё tё madhe nё ditёlindjen e njё qendre tregtare; aty fёmijёt kёndonin pёrmendёsh nё lojёn karaoke, kёngё qё nuk i njihnim, as unё qё bёj radio dhe as shumё kёngёtarё qё ishin aty, edhe pse tё njohur, qё nga kёngёt fituese nё festivalet tona e deri tek prania nё Eurovizion. Hajde gjeje çfarë pёlqejnё fёmijёt! Ja, kjo temё ёshtё tendenca mё ndjellëse pёr mendimin tim: tё dimё shijet e atyre qё janё e nesërmja. Ndoshta instinkti i tyre duhet lёnё i lirё. Them “ndoshta”, pasi kur nga moderatori iu kёrkua tё kёndonin Himnin e Flamurit, ata njëzëri filluan gabimisht tё këndonin: Xhamadani vija-vija. Problemi ёshtё se pёr çfarë investohet tek fёmijёt nga prindёrit, por edhe shoqёria. Fёmijёt duhet tё kenё heronjtë e tyre, moshatarë qё marrin famё dhe simpati apo shkёlqejnё se dinё tё bёjnё shumё mirё diçka. Nёse ekrani ka ofruar disa formate ku ata duhet tё moderojnё (“1001 Pse” në “TCH”) apo të kёndojnё (“Gjeniu i Vogël” në “Tv Klan”), rrjetet sociale po bёjnё tё famshёm “Fashion Blogger Kids”. Duke qenё se fotot, veshjet apo situatat e paraqitura nё fotot qё botojnё nё llogaritё e tyre janё tё mbёshtetura nga prindërit, mendoj se bёhet fjalë pёr njё lloj shfrytëzimi, për të cilin, nuk jam i bindur qё ёshtё gjёja mё e shëndetshme qё mund t’u ofrosh fёmijёve nё fjalё dhe atyre qё i ndjekin. Nuk po them qё fёmijёt tё vishen trishtë, si ne “ushtarët” veshur me prodhime NPV-je, por tё paktёn kurseni qё tё mos bёhen karikaturat tona, tё rriten para kohe! Nёse do tё shëtisim nё adresat e “Fashion Blogger Kids” vogёlushё e vogёlushe shqiptare, do shohim fёmijё me poza tё rriturish. Duket sikur dilema mё e madhe qё i paraqitet brezit fare tё ri ёshtё: Kim Kardashian apo Lisa Simpson? Njё tufё me “Blogger Kids” dhe asnjë foto te kёndi i lojërave? Asnjё foto duke ngrёnё apo u pёrlyer me akullore? Asnjё foto me gjyshёrit? Asnjë foto me gjuhёn jashtё? Mё falni, po çfarë fёmijёrie ёshtё kjo?! Edhe nёse fёmijёt janё duke plotësuar atё qё prindërit e tyre nuk arritёn tё bёnin dot pёr shumё arsye, pikёrisht kёtyre prindërve duhet t’u kujtojmё se jeta prej tё rrituri qё bёnё Macaulay Culkin (“I vetёm nё shtёpi”) apo Drew Barrymore (“E.T.”), nuk u solli vijueshmëri tё shëndetshme nё moshё tё rritur. Kёta dhe shumё yje të famshëm nё moshё tё vogël, kanё rrëfyer vetё se u ka munguar fёmijёria e jetuar larg popullaritetit. Nёse jam gabim me kёtё tezё dhe janё vetё fёmijёt qё kёrkojnё famёn nёpёrmjet dukjes, tregojuni atyre se Lisa Simpson ёshtё mё e famshme dhe e klikuar se Kim Kardashian.


Tags: Olti CurriOpinion
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident
Pa kategori

“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident

28/10/2025
Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!
Pa kategori

Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!

20/10/2025
Next Post

Arbana dhe Xhemi, bekimi që i bashkon

Discussion about this post








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera