Ditëlindja e 45-të e Kim Kardashian nuk kaloi pa surpriza dhe këtë herë, në qendër të vëmendjes ishte torta.
Në një video që u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, themeluesja e SKIMS shihet duke festuar e rrethuar nga miq e të afërm, me një buzëqeshje të madhe teksa përgatitet të shuajë qirinjtë e ditëlindjes. Por përpjekja e saj e thjeshtë për të bërë një dëshirë shndërrohet shpejt në një moment komik.
Teksa Kim përkulet për të fryrë qirinjtë, diçka nuk shkon ashtu siç ishte planifikuar, torta lëviz paksa, qirinjtë nuk fiken menjëherë dhe reagimi i saj i befasuar shkakton të qeshura në mesin e të pranishmëve. Videoja, e shpërndarë nga disa prej të ftuarve, u përhap me shpejtësi në Instagram, TikTok dhe X, duke u komentuar gjerësisht nga fansat. Epo Kim është Kim.








