Pas problemeve të fundit me bashkëshortin e saj, Kim Kardashian ka vendosur të udhëtojë drejt vendit ku Kanye po qëndron për të folur me të nga afër.
Burime pranë saj kanë treguar për ‘People’ se West e ka injoruar prej ditësh komunikimin me Kardashian ndaj dhe ajo vendosi të udhëtojë.
Kim ndihet shumë keq për situatën aktuale dhe ndonëse është e lënduar, dëshiron të jetë pranë Kanye në këto momente.
Ajo ka mundur ta takojë bashkëshortin dhe gjithçka ka dashur është që shëndeti i tij të përmirësohet sa më parë./revistawho.com








