Në Ditën e Falënderimeve, u transmetua episodi i fundit i sezonit të dytë të The Kardashians. Një nga pjesët më të komentuara është ai kur Kim Kardashian i tregon vajzës së saj të madhe, North West, historinë se si u ngjiz dhe çfarë fustani të veçantë Kim kishte veshur atë ditë. Episodi tregoi Kim dhe North duke vizituar stilistin Olivier Rousteing në Paris. Kim tregoi sesi një nga dizajnet e Olivier ishte përgjegjës për shtatzënën e saj. Ajo kujtoi se natën që mbeti shtatzënë, kishte veshur një fustan blu të dizajnuar nga Rousteing: “Northie, e kam njohur Olivierin që para se të ishe fëmijë dhe ai i dha babit këtë fustan blu që babi e donte për mua.”
Kardashian shtoi se North në fakt ishte ngjizur në ditëlindjen e Kim.
“Ishte ditëlindja ime një vit para se të lindje ti dhe unë vesha fustanin, mbeta shtatzënë dhe ti u fute në barkun tim natën që vesha atë fustan”, tha ajo.