Që pas rrëmbimit në rezidencën e saj në Paris, në rrjetet sociale të Kim Kardashian ra heshtja. Ylli i reality show-t vendosi të shkëputet për disa javë për t’u qetësuar. Kështu të paktën deklaruan motrat e saj disa ditë më parë dhe miqtë e afërt. Kim nuk ka qenë aspak mirë dhe ka pasur nevojë të qetësohet. Por nuk mund ta zgjaste më shumë. Fatmirësisht, të gjithë fansat e yllit mund të kthejnë kokën. Kardashian, më në fund, ka postuar një foto në profilin e saj në Facebook të hënën në mbrëmje duke thyer kështu heshtjen e gjatë pas rrëmbimit në Paris.