Ditën e djeshme ylli i “Keppeing Up With The Kardashians”, Kim Kardashian, i ka lënë të gjithë pa fjalë në daljen e saj publike në Los Angeles. Ajo kishte veshur një bluzë të shkurtër, një palë pantallona velvet dhe dallohej shumë qartë beli i saj i holllë.
Kjo dalje publike vjen një ditë pasi Kim zbuloi nëpërmjet ‘Instagram’-it se peshonte 54 kilogramë. Për këtë arsye motra e saj, Khloe e cilëson Kim si personin më të dobët që ka parë ndonjëherë në jetë. Në fakt duket se Kim i pëlqejnë që ta quajnë të dobët dhe ç’është e vërteta ajo ka humbur shumë peshë që nga lindja e djalit të saj, Saint, në vitin 2015. Madje tashmë ajo cilësohet si anoreksike dhe fansat kanë filluar ta kritikojnë për këtë gjë, duke qenë se shumë vajza inspirohen nga Kim Kardashian. Megjithatë Kim nuk i interesojnë fjalët e të tjerëve, madje ajo është më e lumtur se kurrë me peshën e saj. /revistawho.com