Kim Kardashian shkoi për të ndjekur një ndeshje futbolli me çantën e cilësuar si “më e shtrenjta në botë” .
Kim mori Hermès Himalaya Niloticus Crocodile Diamond Birkin, e cila kushton më shumë se 100 mijë dollarë, ndërsa vlera e saj llogaritet në 380 mijë, dhe ndoqi ndeshjen mes Al-Nassr dhe Paris Saint-Germain në Osaka. Pjesa tjetër e veshjes ishte e thjeshtë, por shumë e shtrenjtë.
Ajo kishte veshur një ‘body’ të bardhë Skims dhe pantallona Balenciaga, të cilat kushtojnë 7990 dollarë.
Kjo çantë e veçantë Hermès është jashtëzakonisht e vështirë për t’u gjetur. Është bërë nga lëkura e krokodilit Niloticus dhe ka diamante në kapëse. Sigurisht, prodhohet në sasi jashtëzakonisht të kufizuar. Nuk është rastësi që qëllimi i jetës së shumë adhuruesve të modës është që një ditë të thyejnë rekorde.