Me rastin e festave të fundvitit, Kim Kardashian ka shpërndarë dhuratat nga koleksioni i saj i kozmetikës “KKW” për shumë personazhe të njohur. Një ndër to ishte dhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha. Përveç kozmetikës, ajo ka marrë edhe një parfum po nga linja e Kim. Këtë e ka zbuluar vetë Bebe me anë të postimeve në ‘Instastory’, e cila duket e emocionuar nga dhuratat. Ky ishte një vit mjaft i suksesshëm për Beben, e cila po ashtu ka paralajmëruar shumë projekte edhe për 2020.