Kim Kardashian është kthyer në meme në internet me pamjen e saj të fundit.
Miliarderja u shfaq në tapetin e kuq të festës së Oscar-it e veshur me një fustan Balenciaga, i cili i bëri fansat të flisnin.
44 vjeçarja e kombinoi pamjen e saj me një topuz, grim natyral dhe i la të gjithë aksesorët në shtëpi sikur të ishte ngritur nga shtrati dhe të mbështillej me një çarçaf para se të shkonte në tapet.

Në fakt, fustani ishte bërë me Tyvek, një lloj polietileni me densitet të lartë që përdoret në mbështjellësin e shtëpisë, pajisjet mbrojtëse personale, paketimin mjekësor dhe më shumë.
Vanity Fair ndau pamjen e Kardashian në Instagram, ku fansat kritikuan menjëherë pamjen e saj.
“Si mbulesë krevati që nuk mund të paloset,” shkroi një komentues. Një tjetër tha: “Si letër higjienike dhe një nxirje e tmerrshme trupi”.
“Letër tualeti?” pyeti një i tretë, ndërsa i katërti e quajti atë “Kleenex (letër duarsh) Kardashian”.









