Kim Kardashian nuk ka qenë kurrë pro tatuazheve, por ja që edhe ajo ka ndryshuar mendim. Në episodin e ri të “The Kardashians”, ajo zbuloi tatuazhin e parë që ka bërë teksa tërhoqi buzën e poshtme dhe tregoi një tatuazh me simbolin e pafundësisë. Duke qenë se tatuazhi është në pjesën e brendshme të buzës, nuk duket nëse vetë ajo nuk e tregon. Ishte i fshehur kaq mirë sa Kim ka rreth 2 vite që e ka bërë dhe vetëm miqtë e ngushtë e dinin sekretin.
Duke qenë se tatuazhi është i fshehur mirë, Kim habitet herë pas here kur kujtohet që e ka. “Ndonjëherë jam duke pastruar dhëmbët me fill dentar dhe them ‘ç’është kjo gjëja e zezë?”, tha Kim.








