Në episodin e ri të “The Kardashians” Kim Kardashian rrëfen se e pati shumë të vështirë që ta besonte se sa shumë Kanye Ëest ndryshoi që nga periudha e martesës e deri në divorcin e tyre. Kim e përlotur i tregoi motrës së saj, Khloé se nuk ishte aspak mirë.
“Kanye është kaq ndryshe nga personi me të cilin u martova. Ashtu e mbaj mend dhe ai ishte personi me të cilin u martova. Do të bëja gjithçka për ta rikthyer atë person”, u shpreh Kim.
Në intervistën e fundit me Vogue Italia, Kim tregoi sesi më në fund ia doli të rikthehej te vetja dhe të tejkalonte vështirësitë nga divorci me Kanye. Ajo u shpreh: “Ndihem si një person i ri. Më parë, vetëbesimi im varej nga një partner, mendimin e të cilit e besoja shumë. Kur ndodh kjo, le të themi se ti e humb mendimin tënd. Tani jam në periudhën që thjesht dua të bëj gjënë e duhur”.








