Kim Kardashian ka zbuluar për herë të parë pasojat e dhimbshme që ka kaluar për shkak të një veshje ekstravagante në Met Gala, e cila përfshinte një korse të ngushtë që shkaktoi vështirësi të mëdha për trupin e saj.
Në një episod të ri të The Kardashians, ajo e tregoi eksperiencën e saj të dhimbshme me atë që e quajti një “art frymëmarrjeje”, një korse Maison Margiela, e cila i shkaktoi vështirësi serioze me frymëmarrjen dhe ndjenjën e mbylljes.
Kim pranoi se, pas mbërritjes në tapetin e kuq, ajo po mendonte të largohej nga eventi, por u këshillua nga Anna Wintour të qëndronte. E megjithatë, dhimbja e forte e bëri që të kërkonte ndihmën e stilistit për të hequr korsenë sa më shpejt që të mundte. Ajo tha se “nuk kishte ndjerë kurrë kaq shumë dhimbje në jetën e saj”, dhe përjetoi një ndjenjë të fortë klaustrofobie, pasi ishte pothuajse e pamundur të merrte frymë. Megjithatë, ajo vazhdoi të jetë e kënaqur me vendimin për të veshur korse, duke thënë: “Nëse dukesh mirë, ia vlente e gjitha.”









