Seher lejon Jamanin të konsumojë mëngjesin me të dhe Jusufin. Por vazhdon t’i mbajë qëndrim atij. Ali kujdeset për Kirazin pas traumës që ajo përjetoi. Zija pëson krizë nervore dhe Ikbal njofton Jamanin. Ali përballet me vëllain e Kirazit gjatë marrjes në pyetje. Ky i fundit i thotë se nuk do heqë dorë dhe Ali nxehet duke e rrahur. Kiraz kërkon të takojë vëllain dhe i thotë se e ka mohuar si vëllain e saj. Seher kërcënohet nga armiqtë e Jamanit. Ky i fundit shkon të hakmerret.








