Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba! 05/03/2026
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Kirurgët plastikë: Ja kërkesat më qesharake që kemi marrë nga klientët

25/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Kirurgët plastikë: Ja kërkesat më qesharake që kemi marrë nga klientët

Ai donte që t’i hiqja kërthizën. Kjo është një nga kërkesat më të çuditshme që një kirurg plastik thotë se ka dëgjuar nga klienti i tij. Në fakt ne kemi parë shumë femra që kanë rritur gjoksin me kirurgji plastike në mënyrë ekstreme, apo që e kanë tepruar me gjilpërat e botoksit. Por këto mbeten disa nga shqetësimet më të vogla për kirurgët plastikë. “The Sun” shkruan se ka shumë kërkesa të padëgjuara ndonjëherë nga pacientët, mes të cilave ishte edhe një burrë që donte t’i prisnin një tatuazh që kishte bërë në kraharor, para se t’ia shihte gruaja. Apo dikush tjetër që dëshironte të bënte veshët si elf apo gjuhën si pirun.
Kërkesat e çuditshme
“Mora një email para një viti nga një admirues i filmave fantashkencë i cili kërkonte të dinte nëse kishte ndonjë mënyrë për të hequr kërthizën me operacion që ajo të dukej si një alien,” – tha Dr. David B. Reath, për ‘Thrillist’. Pasi e shqyrtoi me vëmendje rastin, doktori ju përgjigj, se mund të bëhej, por gjithsesi do të ngelej një shenjë, kështu që nuk do të kishte pamjen që kërkonte. “Prej kësaj përgjigjeje nuk mora më asnjë email tjetër”, – tha doktori. “Mua më kërkuan që të bëja veshë si elf, një gjuhë si pirun, të ndihmoja dikë që të dukej si vampir dhe të kishte brirë në kokë. Unë u jam përgjigjur ‘jo’ të gjitha këtyre kërkesave”, – tha Dr Jeffrey Spiegel. Një tjetër specialist thotë se i kanë kërkuar që të hiqte dhjamin në zonën pubike, apo të ndërhynte te fryrjet e kaviljes, në mënyrë që kjo të ishte më e dukshme. Po kështu, një tjetër grua i tha Dr. Norman Rowe-it se dëshironte që të kishte më shumë qime në zonën pubike.
Një mjek tjetër liston të tjera kërksea të çuditshme, si ndarje e gjuhës, apo rregullimin e një vrime piercing-u nga kërthiza. “Unë e kam mbushur njëherë një vrimë në kërthizë, shkaktuar nga një piercing. Kjo nuk është procedurë e shtrenjtë, por thjesht do të sjellë më shumë pacientë që kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë”, – shtoi Dr. Jonathan Kaplan. Sigurisht, të gjitha këto ishin raste të dëshpëruara. Kërkesa më e çuditshme ishte ajo e një djaloshi që u shfaq pas pushimeve në Las Vegas. “Pas një fundjave të çmendur në Las Vegas, një burrë erdhi në zyrën time duke më kërkuar që t’i ‘prisja’ një tatuazh nga gjoksi i tij”, – kujton Dr. Joseph A. Russo. “Ai ishte duke u përpjekur çmendurisht për të hequr qafe provat e asaj fundjave para se gruaja e tij ta shihte, ndërsa trajtimi me lazer i kërkonte shumë kohë”. “Unë natyrisht që nuk mund ‘t’ia prisja’ lëkurën e tij, por bëra një dermabrazion, një teknikë në kirurgjinë plastike”. Të tjerë pacientë kërkojnë të kenë krahë, apo kërkojnë që t’u ngjajnë personazheve të filmave vizatimorë, si rasti i një burri që kërkonte të kishte kraharorin si të Superman-it. Ju tingëllon e çuditshme? Po, sipas kirurgëve, numri i burrave që kërkojnë operacione plastike është rritur ndjeshëm/ Revista Shije/






Tags: kerkesat qesharake te klientevekirurget plastike
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!
Breaking News

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!

05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York
Breaking News

Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York

05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!
Breaking News

Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!

05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!
Breaking News

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!

05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!
Breaking News

Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!

05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Next Post
Video/Publikohet incidenti që për pak mund t’i merrte jetën Hillary Clintonit

Video/Publikohet incidenti që për pak mund t'i merrte jetën Hillary Clintonit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera