Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Shqiptare apo greke? Mami Rebeka tregon si e do nusen për Laertin 15/05/2025
Dua Lipa uron motrën për ditëlindje me një mesazh të veçantë në shqip! 14/05/2025
Puthja që nuk shkoi pa u vënë re – kush është i dashuri i Beatriçes së “Shkodra Elektronike”?   14/05/2025
Rikthehet “Goca dhe Gra”, ja ish-banoret e BBV që do t’i bashkohen!  14/05/2025
11 fjali që s’duhen thënë kurrë në një lidhje (nëse doni të zgjasë)! 14/05/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Kirurgjia plastike apo kirurgjia estetike? Dallimet

20/08/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Kirurgjia plastike apo kirurgjia estetike? Dallimet

woman cosmetic surgery


Kirurgjia plastike është një procedurë kirurgjikale specifike, e cila kryhet nga kirurgët plastikë të kualifikuar për të riparuar lëkurën dhe indet që mund të kenë pasur dëmtime nga sëmundje të ndryshme, aksidente apo dëmtim, të cilat janë të lindura apo thjesht problemet estetike në persona të ndryshëm.
Kirurgjia plastike më së shumti përfshin:
-Rindërtimi i gjirit pas mastektomisë
-Riparimi i dëmeve nga një aksident, siç janë djegiet
-Korrigjimi i plagëve apo të çarave
Individët që kanë pësuar ndonjë aksident apo ata të cilët kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale të cilat kanë lënë shenjë në trupin e tyre, janë targetgrupi që më së shumti i nënshtrohen kirurgjive plastike. Kirurgjia plastike kryhet njësoj si për burrat dhe për gratë, në disa raste në ditët e sotme ajo është një domosdoshmëri më shumë se sa një zgjedhje.
Benefitet e kirurgjisë plastike
Përfitimet fizike – Kirurgjia plastike është projektuar për të rivendosur dhe sjellë në formën e duhur lëkurën dhe indet e pacientëve në mënyrë që të funksionojë dhe të duken sa më të natyrshme. Kirurgjia plastike rimodelon zonat e lëkurës në formë të tillë që çdo dëmtim që mund të jetë shkaktuar në një aksident, djegie, apo dëmtimet e lindura të mos duken fare si të tilla.
Përfitimet emocionale – Kirurgjia plastike gjithashtu punon për të ndihmuar në përmirësimin e vetëbesimit të pacientit, siç është rindërtimi i gjirit post mastektomisë. Kirurgjia plastike përveç të tjerash synon të rimodelojë defektet, duke i kthyer në gjendjen normale. Gjithashtu mund të ketë përfitime të mëdha emocionale me pacientët të cilët kanë marrë lëndime si rezultat i një aksidenti.





Kirurgjia estetike
Kirurgjia kozmetike hyn në ato kirurgji që janë më shumë zgjedhjeje personale se sa domosdoshmëri. Është preferenciale, në mënyrë që të përmirësohet pamja e tyre fizike, vetëm për qëllime estetike. Megjithëse kirurgjia kozmetike nuk konsiderohet thelbësore në terma mjekësore, për shumë njerëz që zgjedhin t’i nënshtrohen këtij lloji të kirurgjisë, përfitimet emocionale janë të mëdha. Kirurgjia kozmetike mund të përmirësojë vizualisht zonat që individi mund të jetë i pakënaqur, gjë që mund t’i ketë shkaktuar më parë mosbesim në vetvete.

Kirurgjia estetike më së shumti përfshin:
* Liposuction
* Tummy tuck (mommy tuck)
* Zmadhim gjoksi
* Ngritjet e fytyrës
* Rinplasti


Çdokush mund t’i nënshtrohet një procedurë estetike. Shpesh njerëzit që zgjedhin t’i nënshtrohen kirurgjisë kozmetike kanë qenë të pakënaqur me një zonë të caktuar të trupit të tyre, për një kohë të gjatë dhe në fund vendosin të ndërmarrin veprime për ta përmirësuar atë. Gjithashtu përdoret për të trajtuar shenjat treguese të plakjes, operacioni i ngritjes së gjirit, vitheve, fytyrës etj. Kirurgjia kozmetike më së shumti zgjidhet nga gratë, megjithatë në ditët e sotme nuk janë vetëm ato të cilat zgjedhin t’i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale estetike. Liposuction, reduktimi i gjirit, kirurgjia e qepallave dhe rhinoplasty janë njësoj të popullarizuara si te burrat dhe grave.
Përfitimet fizike- Kirurgjia estetike rimodelon zonat e trupit, ku pacienti nuk është i kënaqur. Gratë të cilat janë bërë nëna kanë shtuar peshë dhe trupi i tyre nuk është më në formën që ato do të donin të ishte, ndaj ato zgjedhin të bëjnë kirurgji estetike. Ose gra të tjera vendosin t’i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale në gjoks, pasi pas lindjes nuk është në formën e duhur.
Përfitimet emocionale – Shumë pacientë që i janë nënshtruar kirurgjisë estetike janë shprehur se kanë pasur përfitime emocionale të mëdha, rritje të besimit psikologjik.
Kirurgjia Plastike, si dhe ajo estetike janë të rëndësishme për këdo që nuk ndihet mirë me trupin e tij. Kjo kirurgji është një investim për trupin tuaj dhe duke zgjedhur një kirurg me përvojë, ju keni më pak gjasa të keni rezultate të pakënaqshme, përkundrazi do të mbeteni shumë të kënaqur nga pamja juaj e re.
Për më shumë informacion ose vizitë me Kirurgun Plastik dhe Estetik Paolo Rosa, kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Burimi: www.spitaliamerikan.com




Tags: kirurgji estetikeKirurgji plastikeSpitali Amerikan
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Shqiptare apo greke? Mami Rebeka tregon si e do nusen për Laertin
Breaking News

Shqiptare apo greke? Mami Rebeka tregon si e do nusen për Laertin

15/05/2025
Dua Lipa uron motrën për ditëlindje me një mesazh të veçantë në shqip!
Breaking News

Dua Lipa uron motrën për ditëlindje me një mesazh të veçantë në shqip!

14/05/2025
Puthja që nuk shkoi pa u vënë re – kush është i dashuri i Beatriçes së “Shkodra Elektronike”?  
Breaking News

Puthja që nuk shkoi pa u vënë re – kush është i dashuri i Beatriçes së “Shkodra Elektronike”?  

14/05/2025
Rikthehet “Goca dhe Gra”, ja ish-banoret e BBV që do t’i bashkohen! 
Breaking News

Rikthehet “Goca dhe Gra”, ja ish-banoret e BBV që do t’i bashkohen! 

14/05/2025
Votat e një shteti po i shkojnë një tjetri? Incidenti në Eurovision bën xhiron e rrjetit!
Breaking News

Votat e një shteti po i shkojnë një tjetri? Incidenti në Eurovision bën xhiron e rrjetit!

14/05/2025
Einxhel dhe DJ Dagz bëhen prindër për herë të dytë
Breaking News

Einxhel dhe DJ Dagz bëhen prindër për herë të dytë

14/05/2025
Next Post
Përfundon “Pushime on Top”, Ori Nebijaj zbulon vështirësitë e realizimit

Përfundon “Pushime on Top”, Ori Nebijaj zbulon vështirësitë e realizimit







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera