Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim!  08/12/2025
Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5! 08/12/2025
“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit 08/12/2025
“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK 08/12/2025
Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne! 08/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Kishte diçka të vërtetë”, Vesa Luma flet për herë të parë rreth krizës me Big Bastën

06/08/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Kishte diçka të vërtetë”, Vesa Luma flet për herë të parë rreth krizës me Big Bastën

Në një rrëfim të sinqertë në “The Dalina Show”, Vesa Luma zgjodhi për herë të parë të flasë për fjalët që qarkulluan për martesën e saj me Big Bastën. Në vend që t’i mohojë, ajo pranoi se pas zërave kishte një grimë të vërtete.





“Unë kam pasur një fëmijëri shumë të vështirë, që nga mungesa e figurës kryesore që është babai, lufta, duhej të hyja në punë menjëherë sepse duhej të ndihmoja nënën që ishte shumë e re,” rrëfeu ajo, duke shpjeguar se vështirësitë e së kaluarës ndikojnë ende në marrëdhënien e saj. “Edhe unë edhe Geri \[Big Basta] kemi momente kur nuk jemi mirë, kemi përplasjet tona, po fjala e fundit nuk është thënë asnjëherë.”

Një nga periudhat më sfiduese ishte pjesëmarrja e Big Bastës në reality show-n “Ferma VIP”, që për Vesën solli pasiguri dhe frikë.


“Në rastin e Fermës ka diçka të vërtetë sepse unë realisht nuk kam menduar në ndonjë moment që Geri të jetë në një ambient të tillë, duke e ditur natyrën e tij shumë të qetë… Kisha dhe frikë se ai mos përballej me një dëshpërim tjetër që mund të sillte ndonjë vendim të nxituar,” shpjegoi ajo.

Megjithatë, kur vendimi ishte marrë, Vesa qëndroi në krah të bashkëshortit:

“Sado që kemi profesione të njëjta, asnjëherë s’kemi marrë vendime njëri për tjetrin, vetëm mbështesim njëri-tjetrin dhe në momentin që thashë ‘po të mbështes’, thashë ‘do të të mbështes 100%’, kur u pajtova.”

Përse nuk reagoi publikisht, kur lajmet për një ndarje qarkulluan kudo?

“Dhe unë besoj që mund të më ketë shpëtuar ndonjë fjalë te dikush… Pastaj, i kanë edhe çikë qejf njerëzit këto gjëra, në momentin që del një lajm ‘u nda Vesa me bashkëshortin’, fillojnë dhe vazhdojnë radhazi ato dhe nuk ndalojnë më dhe çfarëdo që ti thua më pas, thjesht është e kotë.”

Në vend të një reagimi të menjëhershëm, ajo zgjodhi të mos e errësonte figurën e Gerit në sytë e publikut.

“Shpesh më thonë njerëzit pse s’kam reaguar atëherë. Unë me Gerin kemi qenë gjithmonë bashkë. Dhe ishte moment shumë i mirë që të tregonte Geri gjithë vlerat që kishte dhe nëse unë do të reagoja në atë moment, prapë njerëzit do merren me Vesën dhe Big Bastën.”

Pavarësisht se zërat u keqkuptuan, Vesa është e qartë për statusin e marrëdhënies së tyre:

“Mund ta them me bindje të plotë, kemi pasur mosmarrëveshje, por s’jemi ndarë kurrë. Jam shumë me fat që kam Gerin në jetën time sepse është një mbështetje shumë e madhe. Jetën familjare e kemi kult, nuk luajmë me atë gjë.”

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim! 
Breaking News

A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim! 

08/12/2025
Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5!
Breaking News

Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5!

08/12/2025
“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit
Breaking News

“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit

08/12/2025
“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK
Breaking News

“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK

08/12/2025
Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne!
Breaking News

Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne!

08/12/2025
Dolce largohet papritur nga “Grande Fratello”, lë mbrapsht një letër 
Breaking News

Dolce largohet papritur nga “Grande Fratello”, lë mbrapsht një letër 

07/12/2025
Next Post
Zhdukja pas BBV? Valbona Mhilli zbulon çfarë pritet në shtator

Zhdukja pas BBV? Valbona Mhilli zbulon çfarë pritet në shtator








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera