Kivanç Tatlitug, aktori turk shumë i njohur nga serialet që janë transmetuar në TV Klan, është shumë hermetik për jetën e tij private. Në prill ai u bë baba për herë të parë dhe së fundmi e ka thyer rregullin e privatësisë duke ndarë foto me të birin. Tatlitug shfaqet duke pozuar me vogëlushin në krahë teksa ndodhen me pushime në Milano. Bashkëshortja e tij, stilistja Basak Dizer gjithashtu ka postuar një foto teksa shëtisin djalin e tyre me karrocë dhe e ka shoqëruar postimin me një zemër.









