Reperi i njohur, Capital T, ka qenë i ftuar në “Shiko kush luan” mbrëmjen e kaluar. Duke qenë se artisti ka publikuar albumin e tij të fundit “Skulpturë”, ai ishte pjesë e një interviste me të njëjtin emër.
Një nga këngët e tij, e cila u bë edhe pyetje në këtë puntatë është “Mi amor”, e për këtë titull “detyra” e Capital T ishte: “Bëji një dedikim dashurie “Mi Amor-it tënd” sot nëpërmjet kameras”.
Me shumë sportivitet e duke na ritreguar se mesa duket është një vajzë që i ka “rrëmbyer” zemrën Trimit, përgjigjja e tij ishte: ”T’du mas shumti, je ma e mira n’botë.”
Nuk dihet ende cila është kjo vajzë, por ama një përgjigje e morëm, mesa duket Trimi nuk është më i “lirë”.








