“Kam provuar çdo gjë për të humbur peshë, por i fitoj përsëri më vonë”… Kjo është fjalia që dëgjon gjithmonë te klientët e rinj specialisti i ushqimit Jay Nixon, shkruan instyle.com. Pothuajse në çdo rast arsyeja është e njejtë, – “ata nuk ndryshojnë asgjë nga ana psikologjike”. Nixon thotë se vetëm 20% e njerëzve arrijnë të humbasin peshë në mënyrë mekanike nga ajo se çfarë konsumojnë dhe sa shpesh ushtrohen. E gjithë pjesa tjetër është mendore, të kujdeseni për pjesën mendore do t’u çojë në rezultate më afatgjatë. Ndryshimi psikologjik mund të duket diçka shumë më e vështirë se sa shtimi i perimeve në dietën tuaj, por është shumë e lehtë nga sa e mendoni. Ka disa fjalë që të gjithë duhet t’i ndalojnë së përdoruri kur duhet të ushtrohen apo të fillojnë dietën: s’mundem, s’dua. Këto fjalë ndikojnë shumë në psikologjinë e një personi. Përdorimi i pakët i këtyre fjalëve do të ketë një impakt në fitnessin dhe humbjen e peshës tuaj.
“Nuk i pëlqej perimet”
Nixon ka zbuluar se në kontekstin e ushqimit dhe fitnessit njerëzit zakonisht përdorin fjalën “nuk”. Për shkak të një eksperience negative në të shkuarën. Kur klientët e tij e përdorin këtë fjalë ai thotë se eksperiencat e shkuara nuk duhet të diktojnë sjelljen tuaj në të tashmen. Ai i injkurajon që këta persona fjalën “nuk” t’a zëvëndësojnë me fjalën “bëj”.
“Nuk mund të bëj 10 pompa”
Në vend që të deklaroni se nuk mund të bëni 10 pompa mund të thoni se mund të bëni të paktën 1 pompë. Ditën tjetër përsëriteni këtë gjë derisa të arrini qëllimin tuaj të plotë.
“Nuk do të ngrihem shpejt nga gjumi për të shkuar në punë”
Ky qëndrim i një personi mund të kthehet në një fakt për të dhe e gjitha kjo vjen prej përsëritjes së herëpashershme. Mendo se çfarë do të provosh ose do të thuash, dy mëngjese të shpejta çdo javë dhe kjo do të kthehet në sjellje. E mira është që këta persona të krijojnë komunitete me persona që kanë të njëjtat probleme me ty dhe të ndani planet dhe progreset me njëri-tjetrin. Nëse pëlqeni të qëndroni vetëm shkruani se çfarë do të bëni në të ardhmen. / revistawho.com








