Victoria Secret Fashion Show do të transmetohet më 28 nëntor. Marka e të brendshmeve jep çdo vit spektakël me veshjet dhe modelet me trupa perfektë që këtë vit do të shkelin në pasarelat e Shangait.
Emrat e modeleve që do të jenë pjesë e shfaqjes, spekulohen muaj të tërë para.
Marka e njohur ka konfirmuar listën e plote të modeleve që do të marrin pjesë në shfaqje.
Këtë vit rikthehen supermodelet Candice Swanepoel dhe Behati Prinsloo pas një shkëputjeje për shkak të shtatzënisë së tyre./JOQ








