“X Factor Albania” do të rikthehet pas një mungese disa vjeçare, lajm ky që i bëri të lumtur talentet e reja. Pas disa javësh audicione në qytete të ndryshme, Alketa Vejsiu ka njoftuar sot se këtë të premte në orën 21:00 në TV Klan do të transmetohet nata e parë e audicioneve. Do të jenë tre të premte me këngëtarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Diaspora e Italia. Më pas do të nisin edhe netët live me talentet që do të kalojnë në fazën tjetër.








