Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK 19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin 19/01/2026
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother! 19/01/2026
Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit  19/01/2026
15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës! 19/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Kjo është ‘dieta’ më e re kundër celulitit

29/06/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
Kjo është ‘dieta’ më e re kundër celulitit

Ja se si mund ta ndihmoni mirëfunksionimin e qarkullimit të gjakut nëpërmjet ushqyerjes. Nëse do të ndiqni këto këshilla ju do të mund të dobësoheni, të “shfryheni” dhe të eliminoni të gjitha dukjet si në formë portokalli.





Lëvizja e parë e domosdoshme për t’i dhënë fund mbajtjes së ujit dhe celulitit është leximi i kujdesshëm i etiketave të produkteve.

Zakonisht, ato në dukje të lehta, fshehin sasi të madhe kripe, sheqeri dhe konservues të tjerë. Për shembull, disa lloje kosi, në dukje të bardhë të pranishme në markata të ndryshme, përmbajnë sheqer: kjo është një arsye më shumë për të zgjedhur produkte natyrale, akoma më mirë nëse janë të vendit apo të prodhuara në fshat. Mësohuni me shijen e të thjeshtës, gjithashtu edhe me konsumimin e paktë të kripës … dhe ndiqni këshillat tona për një dietë kundër celulitit!


Detoksifikohuni!

Për të luftuar fryrjen dhe mbajtjen e ujit niseni ditën duke pirë një gotë uji të vakët me lëng limoni të freskët. I pasur me minerale, kjo lloj përzierje le të themi, ka të mira antibakteriale dhe veti antiseptike, përveçse tonifikuese. Ndjekja e një hidratimi të drejtë është zakoni më i mirë që mund të praktikoni, nëse dëshironi të hiqni qafe celulitin. Ky lloj uji kontribuon në zgjimin e metabolizmit, ju ndihmon të keni një lëkurë të pastër dhe të lëmueshme, si dhe ju heq urinë.

Përdorni kremra të lehtë

Pak minuta janë të mjaftueshme për të trajtuar me një krem të lehtë pjesët e trupit ku vëreni celulit, duke e bërë këtë qoftë me xhel apo spraj. Ata aplikohen shumë shpejt dhe po ashtu shumë shpejt përthithen nga lëkura.

Ndjesia e mirëqenies

Bëhet fjalë për produkte që i falin menjëherë një ndjesi lehtësimi dhe butësie këmbëve tuaja, ndjesi që mund të zgjasin për shumë orë; madje disa kanë një çlirim të vazhdueshëm të përbërësve aktivë, të cilët ofrojnë një ndjenjë mirëqenieje gjatë gjithë ditës. Mund t’i gjeni fare lehtë në farmaci.

Para se të shkoni në shtrat

Mbrëmja ju ofron pak më shumë kohë për t’ua kushtuar trajtimeve anticelulit. E rëndësishme është që kremrat t’i aplikoni pa nxitim, duke e shfrytëzuar këtë kohë për t’ia dedikuar vetes suaj si një moment relaksimi të madh.

Rëndësia e bërjes së dushit

Bëni një dush të nxehtë, në mënyrë që poret të zgjerohen dhe të hapen më shumë.

Krem i pasur dhe i butë

Kremrat duhet të kenë një përmbajtje të pasur dhe të butë, me substanca reduktuese e tonifikuese, por në të njëjtën kohë edhe qetësuese. Për t’u përmendur veçmas janë vajrat bimorë, të tillë si vaj borage ose avokado, të cilët ushqejnë dhe rigjenerojnë lëkurën.

Si t’i aplikoni?

Aplikimin përsëriteni të paktën dy ose tri herë në ditë. Lëvizjet duhet të jenë rrethore, duke proceduar nga poshtë-lart, nga kaviljet te gjunjët, nga kofshët te të pasmet. Masazhet duhet të jenë të ngadalta, të rregullta dhe delikate për të mos dëmtuar kapilarët më në sipërfaqe, shkruan Shqip.

Çfarë duhet të bëni në fundjavë

Është e kotë të justifikoheni, gjatë këtyre dy ditëve është e nevojshme të gjeni patjetër kohën për t’ia kushtuar celulitit, sigurisht me trajtime më impenjative që do t’ju marrin kohë. Ndër të tjera edhe aplikimi i baltave termale është i rëndësishëm. Bëhet fjalë për substanca termale, të cilat ju bëjnë të humbni centimetra, ju shfryjnë dhe ju riaktivizojnë apo mundësojnë një qarkullim gjaku të duhur./sekretebukurie/

Tags: celulitdiete
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Next Post
Lidhje gjenetike mes depresionit e diabetit

Lidhje gjenetike mes depresionit e diabetit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera