Calvin Harris duket se e ka rigjetur menjëherë drejtimin në dashuri, pasi i dha fund lidhjes me këngëtaren, Taylor Swift. Ai është lidhur me yllin e Amerikës Latine, Eiza Gonzales.
Bukuroshja është aktore por dhe këngëtare e njohur në Meksikë. Ajo ka qenë gjithashtu në një lidhje me Liam Hemsworth, kur ky i fundit i dha fund marrëdhënies me Miley Cyrus.
Brunia seksi ka qenë edhe imazh i shumë produkteve kozmetike.







