Përveçse një modele me linja trupore të admirueshme, ajo është edhe një moderatore shumë e mirë. Duke qënë se sot është dita ndërkombëtare e nënës modelja nuk ka nguruar të na prezantojë me familjen e saj. Bëhet fjalë për supersekin Belen Rodriguez. Ka zgjedhur pikërisht rrjetin social ‘Intagram’ për të ndarë me fansat e saj një foto shkrepur në vitin 1990, ku Rodriguez na prezanton me gjyshen dhe të ëmën. Komentet nga fansat kanë qënë positive duke e përgëzuar edhe për bukurinë e të ëmës, ku dallon qartë që Rodriguez ka ngjashmëri.