Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Kjo është LISTA e konkurentëve për Fest 64! 

13/10/2025
in Breaking News, Kryesore
Reading Time: 2 mins read
A A
Kjo është LISTA e konkurentëve për Fest 64! 

Gara deklarohet e hapur mes emrave të njohur dhe të rinj

Pritjes i erdhi fundi. Janë zbuluar sot emrat e këngëtarëve pjesëmarrës në Festivalin e Fundvitit. Komisioni i përzgjedhjes së Festivalit të 64 të Këngës në RTSH me drejtore artistike artisten Elhaida Dani, ka shpallur zyrtarisht listën e artistëve që do të ngjiten në skenën magjike të këtij edicioni. Këtë vit janë përzgjedhur 28 artistë, mes të cilëve spikasin emra të njohur të muzikës shqiptare, rikthime të rëndësishme të artistëve që kanë lënë gjurmë në muzikën moderne, por edhe zëra të rinj që do të prekin për herë të parë skenën e festivalit një trampolinë e vërtetë për të nisur ngjitjen në karrierën e tyre muzikore.





Mes emrave që do të garojnë këtë vit është këngëtarja shumë e dashur nga Kosova, Fifi, e cila në këtë edicion vjen në duet me Tiri Gjocin, me të cilin ka bashkëpunuar edhe më herët. Po ashtu, në listë gjendet edhe Alis, i cili në Festivalin e 63 u vlerësua me vendin e tretë me këngën “Mjegull”. Një tjetër rikthim është ai i artistit Vedat Ademi.

Në garë do të jenë edhe Evi Reçi, Sheila, Kamela Islamaj, Gerta Mahmutaj, Erik Lloshi, Enxhi Nasufi dhe Gresa Gjocera, ndërsa në këtë edicion rikthehen gjithashtu Lorenc Hasrama, Luna Causholli dhe Kleansa Susaj. Grupi 2 Farm, pjesëmarrës në Festivalin e 61, është një tjetër rikthim i shumëpritur.


Përveç artistëve të njohur, festivali do të mirëpresë edhe emra të rinj që garojnë për herë të parë. Një prej tyre është Egzon Pireci, me origjinë nga Prizreni, i cili ka nisur rrugëtimin artistik që në moshë të vogël. Po për herë të parë në Festivalin e Këngës garon edhe Iris Neziri, një tjetër emër i njohur për publikun. Gjithashtu emra të tjerë që do të bëhen pjesë e këtij edicioni janë Threex, Sihana Haxhnikaj, Savjana Vjerdha, Sara Kapo, Rigersa Loka, Rezarta Smaja, Malvina Likaj Kimi, Ghiti, si edhe Endri Kaçaçi .Ndërkohë, surpriza e këtij edicioni është pjesëmarrja e aktorit të njohur Erand Sojli, që këtë herë do të ngjitet në skenë si këngëtar.

Festivali i 64 i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të vijë nën drejtimin artistik të Elhaida Danit, për katër net me radhë, ku publiku do të ketë mundësi të shijojë muzikën e artistëve të tij të preferuar. Nata e parë dhe e dytë do të jenë netët konkurruese, nata e tretë do t’i kushtohet nostalgjisë një natë shumë e dashur për publikun ndërsa nata e katërt do të jetë finalja e madhe.

Ashtu si edhe vitin e kaluar, gjatë muajit nëntor pritet të publikohen edhe këngët konkurruese të artistëve pjesëmarrës, duke i dhënë publikut mundësinë të njihen më herët me krijimet e tyre muzikore.

LISTA E PLOTE

1. 2 FARM

2. ALIS

3. EGZON PIRECI

4. ENDRI KAÇAÇI

5. ENXHI NASUFI

6. ERAND SOJLI

7. ERIK LLOSHI

8. EVI REÇI

9. FIFI & TIRI GJOCI

10. FRENSI

11. GERTA MAHMUTAJ

12. GHITI

13. GRESA GJOCERA & BLEDI KASO

14. INIS NEZIRI

15. KAMELA ISLAMAJ

16. KIMI

17. KLEANSA SUSAJ

18. LORENC HASRAMA

19. LUNA ÇAUSHOLLI

20. MALVINA LIKAJ

21. REZARTA SMAJA

22. RIGERSA LOKA

23. SARA KAPO

24. SAVJANA VJERDHA

25. SHEILA

26. SIHANA HAXHNIKAJ

27. THREEX

28. VEDAT ADEMI

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Next Post
Kush e priste? Loredana e Xheneta bashkojnë forcat për projektin e rradhës! 

Kush e priste? Loredana e Xheneta bashkojnë forcat për projektin e rradhës! 








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera