Vitin e kaluar këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu bleu një shtëpi të shtrenjtë dhe përrallore në vlerë prej 300 mijë euro. Deri te vendimi për zgjerimin e hapësirës së vendbanimit, Ermali erdhi pas rritjes së familjes, e cila përbëhet nga bashkëshortja Ariana dhe 3 fëmijët Arti, Buna dhe Era. Padyshim që një shtëpi si e këngëtarit vlen të ekspozohet në çdo moment. Kështu që edhe Ermali në ndërkohe poston foto në rrjete sociale, duke na treguar shtëpinë e tij luksoze, shkruan Magazina.al. Shtëpi kjo e cila është ëndërr për shumë kënd, por e pamundur për t’u blerë apo ndërtuar nga disa. Pa dyshim që këngëtari ka arritur ta bëjë ëndrrën realitet, për një shtëpi “super-luksoze”, falë talentit të tij. Rikujtojmë që ai është njëri ndër këngëtaret me të pëlqyer të estradës kosovare. Ndërkaq projekti i tij i fundit muzikor ishte “Mi amore” në bashkëpunim me këngëtaren “Kida”. Këngë kjo e cila u mirëprit nga publiku shqiptar.