Tendenca e re e modelit të flokëve këtë fundvit janë baluket e prera mbi vetull.
Këtë na i kanë treguar vajzat e njohura të ekranit shqiptar, mes tyre Jonida Maliqi, Mariza Ikonomi dhe Armina Mevlani.
Ato kanë zgjedhur të ndryshojnë ‘look’ duke u shfaqur me baluket e prera shkurt që duket se i theksojnë më shumë tiparet e fytyrës.


Me siguri pas guximit të vajzave që i stiluan të parat flokët kështu, do të shihni dhe shumë të tjera, duke e kthyer këtë model në atë më “in” të momentit./revistawho.com








