Amber, një nga figurat më të spikatura të edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, është rikthyer në vëmendjen e publikut pas një interviste të ndjerë në emisionin “S’e Luan Topi”. Artistja e njohur e make-up-it, ka ndarë me publikun një pjesë të thellë dhe intime të udhëtimit të saj si grua transgjinore në Shqipëri.
E ftuar në emisionin e Luana Vjollcës, Amber u shpreh me sinqeritet për përjetimet e saj që nga fëmijëria:
“Jam ndjerë gjithmonë ndryshe, sepse gjithmonë isha një femër brenda vetes. Kjo nuk është një dëshirë që ti e ke dhe thua ose realizohet, ose jo. Edhe kur isha në formën tjetër, kur flija gjumë e kam pasur zakon të vija dorën aty poshtë. Dhe kisha një ndjesi, a kam gjoks? Ose e dija se doja të kisha gjoks. Prandaj them që është një ndjesi që ti nuk e shpjegon dot po se jetove.”








