Klajdi Haruni është bërë baba për herë të parë. Vogëlushja ka lindur më 10 tetor, por këngëtari vendosi ta ndante sot lajmin e bukur. Ai ka postuar në InstaStory një foto të duarve të tyre së bashku dhe shkruan “Bekim jete”. Klajdi ka zbuluar edhe emrin e vogëlushes, e cila quhet Hea, një emër ky i veçantë që do të thotë mirësi.









